Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj në një shkrim dërguar gazetës është treguar kritik ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Maxharraj thotë se është një nga liderët më arrogant dhe me të paedukuar që kombi ynë nuk i ka trashëguar ndër mote.
Ai tutje thotë se Ramës më tepër i pëlqen miqësia me serbin dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq sa sa me lideret shqiptar të cilët i injoron dhe i përbuzë.
“Edi Rama është i vogël sa një gogël në krahasim me Vjosa Osmanin një atdhetare, shkencëtare e bërë në perëndim ku çmohen vlerat dhe demokracia e mirëfilltë, është poashtu edhe shumë më i vogël se sa i madhi Albin Kurti, i cili me dije e më çka do qoftë e shkeli Edi Ramën të tipit të një rrugaçi i cili nuk meriton as për çoban dhish e lerë më për një kryeministër i cili për të gjitha këto vite të qeverisjes së tij i largoi nga vendi hiç më pak se sa gjysmë-milioni shqiptarë”, thotë Maxharraj.
Postimi i plotë:
KËPUCA (E NDYTË) E EDI RAMËS?!
/Dy fjalë për monstrumin Edi Rama/
Në të gjitha trojet shqiptare në këto 30 vitet e tranzicionit nuk mund ta gjesh një lider shqiptar me të poshtër, më arrogant, më të pa edukuar, keqpërdorues se sa Edvin Kristaq Rama, shpërdorues i të gjitha vlerave kombëtare që kombi i ynë i ka trashëguar ndër mote.
Në të gjitha këto vitet e tranzicionit në të gjitha trojet shqiptare nuk mund të gjej njeri antikombëtar dhe tradhtar i interesave kombëtare se sa Edi Rama, sepse ky trap mafioz e bëri rrëmujë jetën politike të shqiptarëve për interesa të sllavizmit në dëm të vetë shqiptarëve.
Këtij njeriu me shumë i pëlqen miqësia me Serbinë dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq sa sa me liderët shqiptar të cilët i injoron dhe i përbuzë, sepse ky faqezi i kombit më me dëshirë ia qelë derën kriminelëve dhe çetnikëve të Drazha Mihaljoviçit, Vuçiqit dhe Daçiqit se Vjosa Osmanit që nuk guxon të takohet me të, sepse anipse i madh me trup dhe më kokë shprazët, fudull.
Edi Rama është i vogël sa një gogël në krahasim me Vjosa Osmanin një atdhetare, shkencëtare e bërë në perëndim ku çmohen vlerat dhe demokracia e mirëfilltë, është poashtu edhe shumë më i vogël se sa i madhi Albin Kurti i cili me dije e më çka do qoftë e shkelë Edi Ramën të tipit të një rrugaçi i cili nuk meriton as për çoban dhish e lerë më për një kryeministër i cili për të gjitha këta vite të vetëqeverisjes së tij i largoi nga vendi hiç më pak se sa gjysmë-milioni shqiptarë.
Edi Rama se fundit është edhe shumë i vogël sa një maçok edhe në krahasim me Enver Hoxhajn të cilin tani e ka përpara.
Por në vend se ky santrap, arrogant dhe rrugaç t’i bënë pritje shqiptare me adete e burrave të kombit ky ia zgjatë këpucën Enverit deri të hunda duke e poshtëruar, duke e nënçmuar si një shenjë paltronizmi ndaj tij, që veç që nuk i thotë në gjuhën e tij prej rrugaqi se:
"Enver pa shikomi këpucët a po ju vjenë era a janë të lustruara mirë, për besë Enver sot apostafta për ty ka ardh lustraxhiu dhe mi a lustru këpucët"
Mjerë ai popull që ia jepë votën këtij faqeziu, por edhe më mjerë është ai populll që lejon ta udhëheqë ky monstrum.