Profesori flet për sloganin e Osmanit, tregon me çka e ka lidhur atë

Politika

Profesori flet për sloganin e Osmanit, tregon me çka e ka lidhur atë

Nga: M.H Më: 2 janar 2021 Në ora: 23:02
Vjosa Osmani

Gjatë mbrëmjes së djeshme ushtruesja e postit të presidentit, Vjosa Osmani ka zbuluar moton e listës së saj, për zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.

Slogani që Osmani ka publikuar është “Guxo” këtë e ëbri publike përmes një postimi në Facebok, duke lënë të kuptohet se kjo do të jetë motoja e saj për zgjedhjet.

Mirëpo në lidhje me slogan kanë reaguar nga partia e PDK-së, duke u shprehur që është marrë nga partia e tyre ky slogan që ata e kanë publikuar në vitin 2004.

Këto reagime kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme duke mos lënë pa reaguar Osmani, dhe treguar që sloganin e ka marr nga shkrimtari Ndre Mjeda.

Në lidhje me këtë temë “Bota sot”, ka kontaktuar me profesorin Sulejman Mehazi, I cili së pari I uroj partisë së Osmanit sukese e më pas u shpreh që kjo mund të jetë e rastësishme dhe jo e qëllimshme. Ai vazhdon të shprehët që nëse sllogani "Guxo" do ishte e kësaj partie atëherë pse nuk e kanë mbajtur e ruajtur deri më sot duke shtuar që për këtë arsyje partia e PDK-së nuk ka të drejtë të reagojë.

Image
Sulejman Mehazi

“Pikësëpari znj. Vjosa Osmanit i urojmë suksese politike me partinë e saj "Guxo"! Sa për reagimet e PDK-së, se, emri i partisë së re "Guxo" e Osmanit është marrë apo vjedhur nga sllogani i tyre i 2004 mund të jetë e rastësishme, po jo e qëllimshme. Ushtruesja e postit të presidentit Vjosa Osmani nuk është e nivelit të ulët politik e intelektuar të kopjojë sllogane të gatshme të partive tjera e sidomos të vjedh nga partia kundërshtare e PDK-së. Nëse sllogani "Guxo" do ishte e kësaj partie atëherë pse nuk e kanë mbajtur e ruajtur deri më sot?, prandaj partia e PDK-së nuk ka të drejtë të reagojë e ndalojë emrin e partisë së Vjosa Osmanit "Guxo", u shpreh Mehazi.

Në fund, profesori thotë që është absurd të gjykohet Osmani kjo sepse në vitin 2004 Osmani nuk është marrë me politikë dhe se slogani i partisë lidhet me karakterin e saj në politik e që do frymëzoj edhe elektoratin për të shprehur dhe ata guximin e tyre.

“Është absurde dhe e padrejtë që të PDK-së të reagojnë për një sllogan para 16-17 viteve të vitit 2004, atëherë kur Vjosa Osmani as që ka pas moshë e kohë të merret me politikë, kur ajo ka qenë nxënëse apo studente në SHBA. Sllogani i partisë së Vjosa Osmanit "Guxo" më shumë ka të bëjë me karrakterin e rrugës politike të saj e kurrsesi me atë të PDK-së të 2004. Emri i partisë "Guxo" është i lidhur me rrugën e guximshme e të pamposhtur politike, sociale, ekonomike e shtetërore të Vjosa Osmanit ndaj konkurrentëve të korruptuar politikë. Guximi i Vjosa Osmanit do nxitë, frymëzojë elektoratin për të shprehur dhe ata guximin e tyre në partinë "Guxo" të ushtrueses së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat