A do të kthehet Vjosa Osmani në LDK, çfarë tha ajo?

Politika

A do të kthehet Vjosa Osmani në LDK, çfarë tha ajo?

Nga: A.SH Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:34
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka folur për rikthimin e saj në LDK. Ajo në një deklaratë të saj ka thënë se “le të largohet kryesia e vjetër e LDK-së, e le të vijnë të flasim për mundësinë e kthimit në LDK”.

Analisti politik Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar këtë deklaratë duke thënë se, Osmani e ka komoditetin të kërkoj largimin e kryesisë, duke qenë se gëzon mbështetje nga votuesit e LDK-së.

“Natyrisht se LDK ka nevojë emergjente për reforma, ndryshe kjo parti do shkon drejt rënies së mbështetjes nga ana e qytetarëve. Vjosa e ka komoditetin të kërkoj largimin e kryesisë, duke qenë se gëzon mbështetje nga votuesit e LDK-së. Në këtë prizëm duhet gjykuar të drejtë kërkesën e saj, nga e cila do të përfitonte më së shumti vet LDK”, shprehet Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

 

Por ai, nuk e sheh që kryesia e LDK të jep dorëheqje sidomos tash para zgjedhjeve.

Ai më tej shton se, vetëm nëse LDK pëson debakël në zgjedhje, që do bënte të shtohen zërat brenda partisë për reforma.

“Momentalisht e shoh të pamundur që kryesia e LDK të jep dorëheqje, kjo mund të ndodh vetëm nëse LDK pëson debakël në zgjedhje, që do bënte të shtohen zërat brenda partisë për reforma. Ndryshe, është e pamundur që kryesia e LDK-së të largohet para zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve do shtohen zërat për reforma, të cilat janë të nevojshme, reforma të thella që do e çlironin këtë parti nga klani i Isës që e ka mbërthyer aktualisht”, përfundon Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat