Slogani “GUXO” simbolizon guximin e Vjosa Osmanit, apo...?

Politika

Slogani “GUXO” simbolizon guximin e Vjosa Osmanit, apo...?

Nga: Leonora Oraca Më: 6 janar 2021 Në ora: 07:48
Vjosa Osmani

Kohët e fundit një ndër temat më të diskutuara janë zgjedhjet të cilat do të mbahen së shpejti në vend.

Partitë që nga tash kanë filluar fushatat e tyre para zgjedhore, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo ajo që ka marrë vëmendjen nga ky zhvillim është largimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja dhe formimi i iniciativës së saj të re.

Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani, nuk humbi shumë koha ajo ditë më parë zbuloi sloganin e saj për zgjedhjet e parakohshme.

Slogani i listës me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme në vend është “Guxo”.

Slogani “Guxo”  i Vjosa Osmanit, ngjalli reagime të shumta në vend. Partia Demokratike e Kosovës ishte ndër të parat e cila reagoj. PDK-ja u shpreh që këtë slogan e ka pasur partia e tyre gjatë vitit 2004.

Ishte Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i cili tha që në vitin 2019 LDK-ja ja u mori po këtë slogan ndërsa tash 2021 po e vazhdon Vjosa. “Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi) sloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë. Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjalët që i qëndrojnë viteve”, ka shkruar Gjoshi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Osmanit në lidhjet me akuzat drejtuar  asaj, e cila përmes një postimi Facebook Osmani ju kundërpërgjigj me disa vargje të shkrimtarit Ndre Mjeda.

Përplasja mes PDK-së dhe Osmanit vazhdoi ende kur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi iu kundërpërgjigj në të njëjtën formë me vargje të shkrimtarit Ndre Mjedës mirëpo që ai publikoi komplet poezinë dhe u shprehur që Osmani publikon vetëm atë që asaj i shkon për shtati.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot” kanë folur njohësit e çështjeve politike, të cilët u shprehën që ka slogani të cilin e ka zbuluar Osmani nuk ka qenë i qëllimshëm por i rastësishëm më atë të PDK-së dhe që Osmani e ka lidhur atë me synimin e saj që ka në skenën politike.

Mulliqi: Osmani sloganin “Guxo” e mbështet në sinqeritetin e saj politikë

Image
Skënder Mulliqi

Njohësi i çështjeve politike Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që PDK-ja këtë slogan e ka shfrytëzuar për një kohë të shkurtë për pushtet.

Ai më tej shton që slogane te tilla, “Guxo” dhe “Beso” kanë përdorur shumë parti më herët vetëm për të fituar vota.

“Edhe nëse e ka pasur dikush nga partitë politike sloganin "Guxo", pikërisht PDK-ja ky slogan u shfrytëzua për një kohë shumë të shkurtër dhe atë me shumë për pushtet. Sloganet më shumë u përdorën në kohë të zgjedhjeve. "Guxo" e "Beso" e disa të tjera të PDK , LDK por edhe të ndonjë partie tjetra na dolën slogane pa mbulesë. U përdorën vetëm për të marr votën e qytetarëve që rrallë ndodhë në një shtet më demokraci të avancuar. U keqpërdoren duke i qitë jashtë funksionit pozitiv te fjalës nga parti shtetformuese te deritashme. Zonja Osmani sloganin Guxo sigurisht e mbështet në sinqeritetin e saj politike, e mbështet ne synimin e realizimit te objektivave zhvillimore të Kosovës të ngecur shumë mbrapa në procese. Natyrisht se fjala dhe logo "Guxo" bie ndesh me punët jo të realizuara të deritashme të kësaj klase politike, dhe këtu duhet edhe shikuar reagimet e tyre, kur Vjosa është përcaktuar për këtë logo. Duket se atyre po ju rrëshqet pushteti nen këmbë. Një klasë e re politike i duhet Kosovës pas këtyre zgjedhjeve, për të hapur perspektiva te reja zhvillimore, për te hapur vende të reja të punës, për një jetë shumë më të lumtur”, tha Mulliqi.

Tutje, Mulliqi shprehët që është koha për një kthesë pozitive në Kosovë kjo sepse qytetarët janë të lodhur nga sloganet politike të konvertuara në stereotipe.

“Qytetarët janë lodhur tashmë më slogane politike të konvertuara e stereotipe. U premtuan blanko afër 200 mijë vende te reja te punës. Është kohë e kthesave pozitive në Kosovë, me slogane të sinqerta e funksionale politike, të cilat duhet të zyrtarizohen për të mirë, e jo të keqpërdoren apo të zhdukën si fluskë sapuni pas zgjedhjeve”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

Mehazi: Slogani “Guxo” i Osmanit është i rastësishëm e kurrsesi i qëllimshëm

Image
Sulejman Mehazi

Kurse, profesori Sulejman Mehazi, gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot” u shpreh se përplasjet e partive politike në kohë të zgjedhjeve janë të pritshme dhe  përdoren kryesisht si lojëra kritikash për kundërshtarët.

“"Përplasjet" e konkurrentëve politikë para fushatës e gjatë fushatës zgjedhore janë normale, janë lojëra kritikash ndaj kundërshtarëve politik, si përherë, edhe gjatë këtyre zgjedhjeve të reja parlamentare çfarë nuk do dëgjojmë, akuza përgojimesh të pa argumentuara, ofendime, sharje, përgojime e përplasje të llojeve të ndryshme ndaj kundërshtarëve politikë”, theksoi Mehazi.

Ndërsa, kritikat e Partisë Demokratike të Kosovës drejtuar Vjosa Osmanit, profesori i sheh si të qëllimshme. Ai shoti se kritikat e PDK-së më shumë kanë qellim përçmues, sesa argumentues.

“Edhe kritikat e PDK-së ndaj Vjosa Osmanin për sloganin e saj "Guxo" janë të qëllimshme, e kanë kuptimin denigrues të Osmanit sesa argumentues. Të kritikohet Vjosa Osmani për sloganin të cilën e kanë pasur të PDK-së më 2004, është e palogjikshme, e pa arsyeshme dhe e padrejtë sepse Vjosa para 16-17 vjetëve ka qenë nxënëse apo studente e s'është marrë fare me politikë”, nënvizoi Mehazi.

Në vazhdim, profesori tha se slogani ‘Guxo’ është rastësor dhe i paqëllimshëm.

Ai tha se ky slogan lidhet me karakteristikat e personaliteti të saj politik dhe rrugëtimin e hekurt ndaj kundërshtarëve të saj politikë.

“Kështu që slogani "Guxo' i Osmanit është i rastësishëm e kurrsesi i qëllimshëm, slogan që më shumë lidhet me karakterin e saj të guximshëm politik, i rrugëtimit të hekurt e të pathyeshëm ndaj kundërshtareve politikë. Slogani "Guxo" i Vjosa Osmanit është simbol politik i ndryshimeve të guximshme politike, ekonomike, sociale, simbolikë frymëzuese e nxitëse politike për të larguar të keqen e korruptuar njëzetvjeçare të politik bërjes në Kosovë”, përfundoi Mehazi, për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat