Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e Qeverisë Hoti, në vend partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.
Tashmë përfundimisht është e ditur se Vjosa Osmani, do të jetë pjesë e listës zgjedhore në Lëvizjen Vetëvendosje.
Por, cilat ishin arsyet që shtynë Osmanin t’i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvendosje. Për këtë çështje ka folur juristi i njohur.
Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se ka shumë arsye se pse Vjosa Osmani duhet të jetë pjesë e listës me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet që pritet të mbahen brenda pakë javëve.
Burjani një prej arsyeve ka përmendur edhe mungesën e mbështetjes financiare, si dhe kohën shumë të shkurtër.
“Kjo është çështje e Vjosa Osmanit. Mirëpo, ka shumë faktorë pse Vjosa Osmani duhet të hyjë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Mungesa e financave është para. Është lëvizje e re, kohë shumë pak e hiq për të pasur mbështetje e donator, ose ka donator të pamjaftueshëm, kjo mund të jetë një nga arsyet. E dyta bërja marrëveshjes politike me Albin Kurtin është mundësi më e mirë për të fituar vota me shumë si lëvizje”, shprehet Burjani.
Tutje, ai konsideron se ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një listë me Vetëvendosje rritë mundësitë që fitorja e kësaj liste të jetë edhe më e madhe.
“E treta pas zgjedhjeve është më lehtë për t’u organizuara si lëvizje politike. Urgjente është se duhet shumë deputet të Lëvizjes Vetëvendosje të hynë Kuvend. Pra, janë disa arsye pse e shtyjnë Vjosa Osmanin të hyjë në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje. Deri më tash nuk dihet sa vende do t’i lihen Osmanit në listën për deputet. Bërja bashkë me një listë mundësit janë më të mëdha të rritet fitorja e kësaj liste”, ka deklaruar njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.
Kujtojmë se njëri opsion i cili po diskutohet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, është që Osmani t’i ketë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, 20 vende të lira, ku bashkë me 19 anëtarë të listës së saj, të garojnë për deputetë të Kuvendit.
Osmani u largua nga partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa, për shkak që kjo e fundit bëri koalicion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate, pas rrëzimin të Qeverisë Kurti, ku pjesë e saj ishte edhe vetë LDK.
Ajo pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka mbajtur postin e kryetares së Kuvendit, ku më pas u bë edhe ushtruese detyre e presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, për shkak që ndaj tij u ngrit aktakuzë nga Gjykata Speciale.