Gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i BE-së, Peter Stanoka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Stanoka shpreh se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë pavarësisht zgjedhjeve që do të mbahen në vendinë tonë.
“Ne do t’i shpallim takimet e ardhshme kur të vijë koha,” shtoi Stano.
Mirëpo zgjedhjet natyrisht që do të kenë ndikimin e tyre në këtë dialog.
Zgjedhjet në mbrëmjen e së djeshmës u shpallen që do të mbahen më 14 shkurt.
Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike Skënder Zogaj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që çështja e dialogut Kosovë-Serbi nuk është një dëshirë që varet prej vullnetit të shiqptarëve apo serbëve.
Sipas Zogajt është bashkësia ndërkombëtare ajo e cial ka bërë investime të jashtëzakonshem dhe nuk duhet të dështojnë, pasi dialogu Kosovë-Serbi është detyrë kryesore e BE-së dhe SHBA-ve në rajon.
“Çështja e dialogut Kosovë - Serbi nuk është dëshirë e vullnetit të shqiptarëve, as të serbëve, prandaj, liderët e dy vendëve janë lojtarë tepër të vegjël, që të mos themi marioneta, të cilat në momentin që nuk funksionojnë, hidhen pa asnjë hezitim dhe zëvendësohen! Bashkësia ndërkombëtare ka bërë investime të jashtëzakonshme qē nuk mund tē lihen të dështojnë! Prandaj kushdo që të zgjidhet kryeministër i Kosovës, do ta vazhdojë dialogun me vullnet të plot, sepse dialogu Kosovë-serbi është detyra kryesore e BE-s dhe SHBA-ve në rajon”, u shpreh Zogaj.
Në fund, Zogaj tha që rëndësinë që ka dialogu e di edhe Kurti nëse bëhet kryeministër, kështu që ai duhet të ndryshoj qëndrimet që i shpreh si opozitar.
Jo vetëm Albini, kushdo që bëhet kryeministër i ri, duhet të mendoj njëqind herë para se t'i përdorë gërshërët, potencon Zogaj.
“Rëndësinë e çështjes së dialogut e ka të çartë edhe Albin Kurti, i cili nëse bëhet kryeministër, do t'i ndryshoj qëndrimet që i ka shprehur si opozitar, pra, do t'i zvoglojë parashtresat e kërkesave ndaj Serbisë! Por, jo vetëm Albini, kushdo që bëhet kryeministër i ri, duhet të mendoj njëqind herë para se t'i përdorë gërshërët”, përfundoi Zogaj për “Bota sot”.