Reciprociteti i vendosur me Serbinë gjatë viti 2019, edhe pse është kundërshtuar për mos-largim, atë e ka larguar pikërisht Avdullah Hoti, sa ishte në krye të Qeverisë.
Tash mbas shpalljes së zgjedhje të jashtëzakonshme, kandidati për kryeministri nga radhët e LDK Avdullah Hoti, ka deklaruar se, do ta rikthejnë reciprocitetin me Serbinë.
Njohësi i çështje politike, Blerim Burjani në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se kjo çfarë ka deklaruar ish-kryeministri është më shumë një fushatë politike sesa një realitet.
“Nuk e besoj se do ta bëj këtë, kjo duket më shumë si fushatë se sa si realitet politik, pra vendosja e reciprocitetit nuk varet nga LDK e Hoti por varet nga rrethanat ekonomike e jo politike”, ka thënë Bujrani.
Sipas tij, reciprociteti duhet të zëvendësohet me një marrëveshje të re tregatare.
“Reciprociteti duhet te zëvendesohet me marrëveshje të re tregtare me Serbinë, por kjo nuk ka sens të kthehet reciprocitet i kotë dhe pa arsye apo pa ndonjë bazë ekonomike te fuqishme”, përfundon Burjani.