U.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë ditët e fundit në Bruksel.
Në mesin e takimeve kishte pasur edhe një takim me ndërmejtësuesi Mirsolav Lajçak.
Ai në një deklaratë të tij kishte thënë se “Gjithçka që është e pranueshme për Serbinë do të jetë e pranueshme për vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën.
Mirëpo kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur vet Vjosa Osmani duke thënë se, “Përveç që është për keqardhje, është edhe e rrezikshme për gjithë Bashkimin Evropian që pesë shtetet anëtare të tij të përcaktojnë rregullat dhe qasjet e tyre duke u bazuar në dëshirat dhe kërkesat e Serbisë”.
Analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, kundërpërgjigja ka qenë me vend dhe e arsyeshme, po të pamjaftueshme ndaj Lajçakut.
“Çfarë ndërmjetësimi dialogues mund të presim prej dy emisarëve tendenciozë evropianë, Lajçak e Borrel, të cilët BE-ja i zgjodhi nga shtetet që se kanë njohur Kosovën, një nga Sllovakia e tjetri nga Spanja, përveç përkrahjes perveze dialoguese serbe ndaj Kosovës, kurrgjë më shumë. Çuditërisht prej nga e kush i zgjodhi këta emisarë të dialogut me Serbinë, si është e mundur të vijnë e të përkrahin Serbinë e Kosovën jo?! Si mund t'i zë besë Lajçakut pala dialoguese e Kosovës kur ai hapur përkrah Serbinë duke thënë: "Gjithçka që është e pranueshme për Serbinë do të jetë e pranueshme edhe për vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën”. Reagimi i ushtrueses së presidentit Vjosa Osmanit ndaj Lajçakut, se, "pesë shtetet anëtare që se kanë njohur Kosovën nuk mund të përcaktojnë rregullat e dëshirat sipas kërkesave Serbe", janë me vend dhe të arsyeshme, po të pamjaftueshme ndaj Lajçakut”, është shprehuer Mehazi.

Sipas tij, ndaj kësaj deklarate tendencioze të Lajçakut. presidetja Vjosa Osmani e qeveria e Kosovës duhet reaguar me një notë proteste e pakënaqësie në të gjitha ambasadat e shteteve evropiane për dorëheqjen e Lajçakut gjatë dialogut me Serbinë.
“Ndaj kësaj deklarate tendencioze të sllovakut Lajçak, presidetja Vjosa Osmani e qeveria e Kosovës duhet reaguar me një notë proteste e pakënaqësie në të gjitha ambasadat e shteteve evropiane për dorëheqjen e Lajçakut gjatë dialogut me Serbinë. Pala e Kosovës gjatë dialogut me Serbinë, denjësisht nuk duhet pranuar emisarë nga shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën”, përfundon Mehazi.