Në hollin e Kuvendit të Kosovës u zyrtarizua marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Iniciativës politike.
Atë e nënshkruan Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, shkruan “Bota sot”.
Por, cilat ishin fjalët e para që i thanë njëri-tjetrit Kurti dhe Osmani, pasi e nënshkruan marrëveshjen.
Osmani e quajti Kurtin Kryeministër, ndërkaq ky i fundit i tha asaj zonja Presidente.
Biseda e shkurtër e Osmanit dhe Kurtit pas nënshkrimit të marrëveshjes:
Osmani: Urdhëroni Kryeministër
Kurti: Faleminderit zonja Presidente
Ndërkaq, sipas nënshkrueseve të kësaj marrëveshje, një gjë e tillë u bë për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, shkruan "Bota sot".