Profesori universitar, Enver Bytyçi përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar tri mundësi me të cilat mund të arrihet kompromisi me shtetin e Serbisë.
Sipas tij, e para është mundësia e parë mund të bazohet që Serbia të merr mbështetje për zhvillimin dhe anëtarësimin në BE. E dyta lidhet me krijimin e zonave të reja autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë. dhe e treta do ishte këmbimi i territoreve.
Lidhur me këtë analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se këto propozime janë pothuajse të njëjta me propozimet e Grupit Ndërkombëtar të Krizës, por që asnjëri prej kompromiseve nuk është i përshtatshëm për Kosovën sepse zhvillimi ekonomik evropian i Serbisë nuk duhet të jetë kusht për ta njohur Kosovën.
“Tri propozimet e profesorit të vyer, Enver Bytyçit, për dialogun e Kosovës me Serbinë thuajse janë të njëjta me tri propozimet e Grupit Ndërkombëtar të Krizës (GNK-së) ku propozohet që Serbia ta njoh Kosovën, autonomi për serbët e Kosovës dhe e shqiptarëve në Serbi dhe shkëmbimi i territoreve. Ne mendojmë se asnjëri prej tri kompromiseve nuk është i përshtatshëm për Republikën e Kosovës, për shkak se zhvillimi ekonomik evropian i Serbisë nuk duhet të jetë kusht i qeverisë serbe për ta njohur Kosovën, zhvillimi i Serbisë nuk varet nga njohja e Kosovës, po nga përshtatshmëria politike e ligjeve evropiane serbe”, tha ai.
Tutje ka shtuar se varianti më i pëlqyeshëm është ai i shkëmbimeve territorial, atëherë ngjallen edhe kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë për shkëmbime territoresh.
Ai thotë se variant më i mirë është Kosova me kufijtë e tanishëm me të gjitha të drejtat e barabarta të qytetarëve të Kosovës.
“Ende më keq është varianti i dytë i qytete-shteteve autonome serbe në Kosovë për shkak se Serbia krijon minirepublikën e vet serbe në Kosovë. Varianti i shkëmbimeve të territoreve është ende më i pa pëlqyeshëm, atëherë ngjallen edhe kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë për shkëmbime territoresh varianti më i mirë është Kosova me kufijtë e tanishëm me të gjitha të drejtat e barabarta të qytetarëve të Kosovës, ideja e Ahtisarit të jetë e pandryshueshme”, përfundoi ai.