Partitë politike po vazhdojnë të mbajnë tubime me shumë njerëz të grumbulluar dhe për këtë janë gjobitur nga Komuna e Prishtinës për mosrespektimin e masave anticovid.
Analisti Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, ata të cilët zëshëm prezantojnë shtet ligjor, mirëqenie sigurie e shëndetësore, kurse në anën tjetër vetë ata veprojnë kundër këtyre ligjeve shtetërore, është absurde, e pa tolerueshme dhe e turpshme.
“Është e arsyeshme që qytetarët të mos respektojnë masat prezentive antikovid pasi edukata, përkujdesja e disiplina individuale e familjare varet nga vetë ata, po këto rregulla antikovid të mos respektohen nga partitë politike që gjatë fushatës zgjedhore zëshëm prezantojnë shtet ligjor, mirëqenie sigurie e shëndetësore, a në anën tjetër vetë ata veprojnë kundër këtyre ligjeve shtetërore, është absurde, e pa tolerueshme dhe e turpshme”, shprehet Mehazi.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/26/auto_auto_unnamed15869376411611676847.jpg)
Sipas tij, ku qëndron besimi këtu kur partitë politike që pretendojnë të udhëheqin shtetin, qeverinë, drejtësinë, sigurinë e shëndetësinë e vetë nuk respektojnë fare rregullat kundër kësaj murtaje vdekjeprurëse.
“Si është e mundur që qytetarët të ju besojnë partive politike që pretendojnë të udhëheqin shtetin, qeverinë, drejtësinë, sigurinë e shëndetësinë e vetë nuk respektojnë fare rregullat kundër kësaj murtaje vdekjeprurëse”, thotë Mehazi.
Ai për dënimet ndaj partive politike thotë se, të jenë drastike e marramendëse sa s'është vonë, përndryshe dhe më do shtohet numri i të infektuarve dhe të vdekurve.
“Nëse për mosrespektimin e masave antipandemike dënohen qytetarët e Kosovës, pse dhe me çfarë të drejte tê mos dënohen edhe partitë politike, bile gjobat e partive politike duhet të jenë drastike e marramendëse sa s'është vonë, përndryshe dhe më do shtohet numri i të infektuarve dhe të vdekurve. Sa qesharake e ironike, partitë politike luftojnë për të qeverisur shtetin, ama ligjet e dënimet të ju veshën qytetarëve, e jo partive, të tubojnë simpatizantët e vet nëpër tubimet e tyre partiake, e partia të mos dënohet e simpatizantët po, a në këtë mënyrë duan të qeverisin? Nëse gjatë kovidit qytetari dënohet dhjetë euro, partitë politike si prezantues të ligjeve duhet të dënohen me qindra-mijë euro”, përfundon Mehazi.