Korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë i lartë.
E nga ai ka dhe pasoja, ku sipas raportit të e Transparency Internacional, Kosova është tre vende më ulët se vitin e kaluar.
Në anën tjetër, korrupsioni po bën që të mos ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës dhe që Kosova të kritikohet për mos luftimin e kësaj dukurie.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se korrupsioni po vazhdon t'ia gërryejë "mushkëritë" shoqërisë së Kosovës dhe kështu po e mban peng realizimin e plotë të lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.
“Edhe pa raportin e Transparency Internacional është i ditur niveli i lartë i korrupsionit që po vazhdon t'ia gërryejë "mushkëritë" shoqërisë kosovare, duke mbajtur peng realizimin e plotë të lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës”, është shprehur ai.
Zogaj e quan dështim madhor të turpshëm për shqiptarët e Kosovës, vendosjen e Kosovës në grup me korrupsion të lartë dhe kjo sipas tij është arsyeja që BE me të drejtë po na mban të izoluar nga bota.
“Raporti i Transparency Internacional se Kosova është në grupin e vendeve me korrupsion të lartë dhe pa përparim në luftimin e korrupsionit, është një dështim madhor i turpshëm për shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë dështuar në realizimin e detyrës kryesore kombëtare e shtetërore, pra kemi dështuar në planin e vetëqeverisjes. Kjo është arsyeja që BE -ja me të drejtë po na mbanë të izoluar nga bota”, ka vlerësuar Zogaj.
Mënyra e ndryshimit të kësaj thotë se është vota dhe qytetarët e kanë rastin me 14 shkurt ta bëjnë këtë dhe të korruptuarit duhet ta marrin dënimin e merituar.
“Prandaj, është koha e fundit që qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë dhe të angazhohet për ndryshimin e gjendjes. Mënyra kryesore e ndryshimit të gjendjes është vota, që nuk guxon t'u jepet strukturave të krimit e korrupsionit, siç ka ndodhur deri më tani! Zgjedhjet e 14 shkurtit janë rast shumë i volitshëm për fillimin të përmirësimit të gjendjes! Duke qenë se të korruptuarit dihen saktësisht me emër dhe mbiemër, është koha që të marrin dënimin e merituar demokratik përmes votës së lirë! Kjo është detyra e shenjtë e qytetarëve shqiptarë të Kosovës kundër korrupsionit, nëse duan që Kosova të gëzojë liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.