Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si "historik".
Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.
E, për këtë cështje, “Bota sot”, ka kontaktuar juristin e njohur.
Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese në vend, Blerim Burjani, ka folur për njohjen Izraeli, e cila u formalizua sot, ku ka deklaruar se diplomacia e Kosovës është larg e përgatitur për të arritur deri te njohjet ndërkombëtare.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë meritën që Izraeli e njohu Kosovën. Politika dhe diplomacia e Kosovës është larg shumë e të qenurit e aftë e përgatitur për të arritur deri te njohjet ndërkombëtare ,deri më tash Kosova u përkrah nga miqt e saj”, ka thënë juristi Burjani, për gazetën “Bota sot”.
Ndërsa, i pyetur se e kujt mund të jetë merita kryesore për sigurimin e kësaj njohje, Bujrnai ka thënë se për të gjitha njohjet, meritat u takojnë vetëm miqve të Kosovës.
“Njohjet direkt, të gjitha kanë buruar nga miqtë tanë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe disa shtete evropiane kanë merita të mëdha”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese në vend, Blerim Burjani, për “Bota sot”.