Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar kandidatët për deputet.
Pjesë e kësaj liste është edhe Albin Kurti i cilin i prin listës së kandidatëve për deputet.
Por, KQZ-ja nuk e “njeh” këtë listë. Sipas listës së certifikuar nga KQZ-ja, Vjosa Osmani është e para.
Këtë çështje e ka komentuar, analisti politik, Faton Mehmeti, ku ka treguar se pse Kurti nuk është tërhequr nga lista.
“Në listën e KQZ nuk figuron emri i Albinit, dhe çdo votë për të llogaritet e humbur. Kështu që Albini po e përdor emrin e tij për ta mbajtur të gjallë frymën por VV. Është edhe psikologjike kjo punë, me Albinin që është mjeshtër për të tërheq masën, edhe me simbolika”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Ndërkaq, Mehmeti shprehet se nëse Kurti do ishte tërhequr nga lista do të ndikonte negativisht.
“Zyrtarisht Albini nuk është bartës, mirëpo votuesve të VV kjo nuk u pengon, mjafton të thotë Albi i që është bartës dhe ata e besojnë. Pra, Albini i është bartës i kauzës dhe si i tillë, tërheqja e tij nga lista edhe simbolikisht, do të mund të ndikonte negativisht. Albini e di shumë mirë si ta tërheq masën, dhe me këtë qasje edhe ka arrit deri këtu”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.