Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Qytetarët e Kosovës që nga ora 7:00 kanë filluar të votojnë, shkruan "Bota sot".
Por, herë pas here partitë politike po i shkelin rregullat e heshtjes zgjedhore.
Një ndër to është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo parti i ka dërguar qytetarëve mesazhe në telefonat e tyre.
Një mesazh i tillë ka ardhur edhe në redaksinë e gazetës “Bota sot”.
Në mesazhin e AAK-së kërkohet që të votohet Ramush Haradinaj.
Theksojmë se mesazhi dërgohet me këtë emër “AAK 135”.
Ndërkaq, ky është mesazhi i plotë i AAK-së:
“Kosova ka nevojë për një President të fortë, një njeri të dëshmuar! Qytetare të Kosovës zgjedhjen e keni tek AAK-135. Voto R. Haradinaj për President!