I dërguari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak po zhvillon një vizitë tri ditore në Kosovë.
Ai po e viziton Kosovën pas skandalit të tij të fundit.
Javë më parë, është publikuar nga mediat një hartë e cila gjendet në zyrën e tij, ku Kosova shfaqet pjesë e Serbisë.
Përkundër kësaj, Lajçak po shihet si dritë në fund të tunelit për dialogun Kosovë-Serbi.
Profesori Nijazi Halili, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se dialogu Kosovë- Serbi vazhdon të jetë temë tabu.
“Sipas të gjithë parametrave dialogu Kosovë-Serbi po mbetet sot e kësaj dite temë tabu dhe pa një zgjidhje përfundimtare e cila është stërzgjatur me vite të tëra duke e mbajtur vendin në një gjendje të status- quos”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Po ashtu, Halili ka theksuar se Lajçak po shihet si dritë në fund të tunelit për dialogun Kosovë -Serbi.
“Tani dialogu i nisur nga i ngarkuari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka një dritë në fund të tunelit pasi që BE ka marr sinjale dhe mbështetje të fuqishme nga bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi e cila do të rezultojë me njohje reciproke pas presioneve të shtuara të SHBA në krye me presidentin Bieden”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.