Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat janë mbajtur më 14 shkurt.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve, ku ka marr 438 mijë e 334 vota, shkruan "Bota sot".
Nga këto zgjedhje vetëm në Anamoravë kanë dalë fitues 11 deputetë.
Këta deputetë vinë nga këto komuna: Gjilani, Kamenica dhe Vitia, shkruan "Bota sot".
Nga Lista e Vjosa Osmanit e cila ishte për përshirë në listën e VV-së, ka fituar vetëm Doarsa Kica Xhelili. Ndërkaq, dhjetë deputetë të tjerë janë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan "Bota sot".
Këta janë deputetë që do të jenë pjesë e legjislaturës së re:
Alban Hyseni
Arbëreshë Kryeziu Hyseni
Luan Aliu
Shqipe Mehmeti - Selimi
Arijeta Rexhepi
Doarsa Kica Xhelili
Labinotë Demi - Murtezi
Adriana Matoshi
Nijazi Isaku
Mirlinda Tishukaj - Sadiku
Arta Bajraliu