Sot, Komisioni Qendrorë Zgjedhor, ka publikuar rezultatet përfundimtarë të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas, KQZ-së partia fituese doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje.
Pas saj, u rëndit Partia Demokratike e Kosovës, shkruan "Bota sot".
E treta, Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkaq, AAK-ja e katërta.
E gjitha vëmendja e votuesve ishte te prerësit e listave të këtyre partive.
Por, kush janë kandidatët për deputetë të cilët u renditën të dytët për nga numri i votave, shkruan "Bota sot".
Nga Lëvizja Vetëvendosje, pas Vjosa Osmanit, Glauk Konjufca është renditur si kandidati i dytë më i votuar nga kjo parti.
Ai ka arritur t`i marrë 200 mijë e 641 vota, shkruan "Bota sot"..
Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës, personi i dytë që është votuar pas Enver Hoxhajt është Uran Ismaili.
Ismaili ka marrë 26 mijë e 748 vota.
Kurse nga partia e tretë që ka marrë pjesë në zgjedhje, pra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, numri i dytë del të jetë Kujtim Shala.
Ai ka këtë rezultat 32 mijë e 700 vota, shkruan "Bota sot"..
Ndërsa, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës personi dytë më i votuar pas Ramush Haradinajt është vëllai o tij Dauti.
Dauti Haradinaj është votuar nga 13 mijë e 749 votues, shkruan "Bota sot".