Lëvizja Vetëvendosje, ka siguruar 58 deputetë, ku prej tyre janë 22 gra.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës e cila do t`i ketë 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës, 6 prej tyre do t`i takojnë gjinisë femërore, shkruan “Bota sot”.
Partia tjetër e cila do t`i ketë vetme 5 gra është Lidhja Demokratik e Kosovës.
Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do ta ketë numrin më të ultë të grave përfaqësuese në Kuvend.
Pra, nga AAK-ja do të jenë vetëm 3 gra.
Por, si renditen këto gra në rezultatin e votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan “Bota sot”.
Në listën fituese të Vetëvendosjes, në 10-shen e parë janë të renditura katër gra, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Vasfije Krasniqi, dhe Mimoza Kusari.
Duke theksuar këtu, vetëm Osmani ka marrë mbi 300 mijë vota, përndryshe është personi më i votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Fatkeqësisht, në PDK në 10shen e parë nuk ka asnjë grua, shkruan “Bota sot”.
Ish deputetja, Eliza Hoxha është renditur e 11-ta, duke dalë kështu gruaja më e votuar e kësaj partie.
Renditje përafërsisht e njëjtë është edhe në LDK.
Ministrja në largim, Hikmete Bajrami është e listuar e 6-shta, duke marrë mbi 12 mijë vota.
Ndërkaq, e 12-ta është Marigona Geci, e cila është votuar mbi 6 mijë herë, shkruan “Bota sot”.
Një parti tjetër, është AAK-ja, e cila në 5-shen e parë ka të renditur deputeten “veteran “ e kësaj partie Time Kadrijaj.