Dialogu Kosovë- Serbi, këto gabime u bënë nga negociatorët e Kosovës

Politika

Dialogu Kosovë- Serbi, këto gabime u bënë nga negociatorët e Kosovës

Nga: A.M Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:10
Ilustrim

Opinionisti politik, Adem Bytyçi ka hedhur kritika ndaj udhëheqësve të Kosovës të cilët në negociatat me Serbinë nuk i kanë mbreojtur interesat legjitime të Kosovës.

“Të gjithë përfaqësuesit e Kosovës në negociatat me palën Serbe në Brukesel, për normalizim raportesh Kosovë -Serbi, pas lufte, nuk kanë ditur t'i mbrojnë interesat legjitime të Kosovës.

Gabimet e tyre  janë të shumta dhe të pa falshme, në vend që të mbronin interesat e Kosovës , i kanë ndihmuar Serbisë që të ketë qasje në shumë çështje që relativizojnë shtetësinë e Kosovës.

Hapi parë i cili ka qenë i gabueshëm dhe rendësin e të cilit nuk e ka vlerësuar pala Kosovare, është hyria në disa negociata të pa nevojshme me palën serbe, pas Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilin shpallja e pavarësisë së Kosovës vlerësohet e drejtë dhe katërçipërisht e bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas Bytyçit, delegacioni i Kosovës, përkatësisht përfaqësusit nga pala vendore kanë bërë këto lëshime karshi Serbisë.

“Tani, lëshimet të cilat iu kanë bërë Serbisë përfaqësuesit e Kosovës në negociatat e Brukselit, me palën serbe janë të shumta, por meritojnë të renditen katra nga ato:

1) Pranimi i Fusnotës.

 2) Pranimi për të hy në negociata për shkëmbime territoriale ,

  3). Pranimi për tu trajtuar mundësia  që Serbisë t'i falen krimet makabre të luftës- Gjenocodi,

dhe 4) .gabimi i fundit i cili ka të bējë me vetëmohimin e shtetësisë të Kosovës nga vetë Establishmenti politikë i shtetit të Kosovës, është heqja dorë përkohësisht nga pranimi i subjektivitet ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës nga shtetet tjera”, ka vlerësuar Bytyçi për “Bota sot”.

Më tej, Bytyçi ka theksuar se është vështirë të dihet se si do ta ketë fundin këto negociata.

“Gabimi i fundit është sui- generis në historinë e formimit të shteteve në Botë.

Shumë shtete në botë kanë kaluar nëpër vështirësi dhe sakrifica të  pa imagjinueshme derisa e kanë fituar pavarësinë,  janë njohur nga shtetet tjera dhe më në fund janë bërë anëtarë me drejta të plota të OKB-së, në as një periudhë në rrugëtimin e shtetëndërtimit të tyre nuk kanë hequr dorë nga mos njohje nga shtetet tjera, siç ka vepruar Kosova në rastin konkret.

Dyshohet të ketë patur edhe takime të fshehta në mes përfaqësuesve të Kosovës dhe përfaqësuesve të shtetit serb, në nivele të larta, për të cilat absolutisht nuk është në dijeni opinioni Kosovar, se çka është biseduar në ato takime...  Në saja të logjikës se si janë zhvilluar negociatat e deritanishme Kosovë-Serbi dhe përmbajtjes të Marrëveshjeve bilaterale që janë arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, lehtësisht mund të vërehet se, Serbisë i janë bërë koncesione të pa drejta ndaj Kosovës, për shkak të dobësive të palës Kosovare në këto negociata. Tani, është vështirë të dihet se si do ta ketë fundin këto negociata, por Kryeministri Kurti, do ta këtë të pa mundur t'i korrigjojë gabimet të cilat i kanë bërë paraardhësit e tij në negociatat me palën serbe për një të ardhme paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë, pas një lufte të përgjakshme. Korrigjimin eventual të Marrëveshjeve të mëparshme Kosovë -Serbi, në disfavor të Kosovës nuk do ta lejojë BE-ja, e cila ka qenë e pranishme gjatë arritjeve të atyre Marrëveshjeve”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat