Derisa të dielën pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor u LDK-së ku pritet të zgjedhet kryetari i ri, në garë deri më tani janë katër kandidat.
Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, deputeti i zgjedhur, Lumir Abdixhiku, dhe dy minustrat në detyrë, ai i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ai i Bujqësisë, Besian Mustafa, janë katër kandidatët që të dielën do të synojnë votat e 335 delegatëve
Analisti politik, Sulejman Mehazi, duke folur për Kuvendin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo parti ka nevojë për ripërtrirje dhe për ndryshime rrënjësore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/12/auto_148420249_252029459720397_7034891594684449126_n1615586564.jpg)
“Deklarata e Anton Qunit se “do mundohet të bëjë një pajtim të madh” në LDK, është shumë e pasinqertë, ai në njërën anë, thotë se ka “hatërmbetje e frustrime”, në anën tjetër Quni, Haziri e Abdixhiku konkurrojnë njëri-tjetrin për kryetar të LDK-së. Nëse Quni mendon që mos të “humbë edhe një anëtar të LDK-së e se ka nevojë për çdo njeri”, gabim e ka, për shkak se LDK-ja nuk ka nevojë tani e tutje për politikanë të harxhuar të Hazirave, Isave e Agimave, po me frymosje personalitetesh që do i japin energji e ripërtrirje për ndryshime rrënjësore të LDK-së, e jo për të pajtuar miqtë e vjetër të Anton Qunit. Mos qëllimi i “pajtimit të madh” i Qunit është që pas zgjedhjes së tij si kryetar i LDK-së, të vazhdonte miqësinë politike të LDK-së me të njëjtët personalitete që humbën zgjedhjet parlamentare”, ka deklaruar analisti Mehazi.
Mehazi thekson në këtë prononcim për gazetën “Bota sot” se LDK-ja vetëm me gjeneratën e re do çojë proceset e partisë përpara së bashku me Kosovën.
Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?
“Do ishte shumë e dobishme për LDK-në, sikur Anton Quni të bënte pajtimin e madh për dorëheqjen e kundër kandidatëve tij, Haziri, Abdixhiku e Mustafa, për të mbetur vetëm ai kandidat i vetëm për kryetar të LDK-së, përndryshe, më 14 mars, asnjëri prej tyre nuk do bëhet kryetar i LDK-së. Anton Quni duhet ta di se nuk mundet të bëjë pajtime me ata të LDK-së që humbën zgjedhjet, ata duhet larguar sa më shpejt, pajtimi i madh i LDK-së duhet të bëhet me një gjeneratë të re politikanësh që do çojnë proceset e partisë përpara së bashku me Kosovën. Nuk mund të bashkohen tog të këqijtë, fajtorët e partisë më të mirët e të autoritetshmit e LDK-së”, tha ai.
Në fund, njohësi i çështjeve politike propozon që mes kandidatëve duhet të ndodhë një pajtim, e që sipas tij është që Quni, Hazi e Abdixhiku të mos kandidohen dhe ta lenin të vetmuar kandidaturën e Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Besian Mustafën.
“Pajtimi i madh i Anton Qunit s’është i arsyeshëm për shkak se është i tollovitur me të këqijtë dhe të mirët e LDK-së. “Pajtimi i madh” i LDK-së do ishte sikur Anton Quni, Hazi e Abdixhiku të mos kandidohen e ta lenin të vetmuar kandidaturën e Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Besian Mustafën. Kandidatura e katër personave për kryetar tregon se LDK-ja është parti e klaneve e interesave, e kurrsesi e qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, tha në fund, njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, për gazetën “Bota sot”.