Analisti: Nuk është e rastësishme që tre shokët e afërt të Mustafës konkurojnë për kryetar të LDK-së

Politika

Analisti: Nuk është e rastësishme që tre shokët e afërt të Mustafës konkurojnë për kryetar të LDK-së

Nga: A.SH Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:56
LDK

Dita e 14 marsit do të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga ai post.

Kandidatët të cilët e kanë shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së janë: Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

Analisti politik, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, për zgjedhjen e kryetarit do të ketë ndikim Isa Mustafa sepse nuk është e mundur që Isa Mustafa mos të ndikojë te ministrat e tij Anton Quni e zëvendesi i tij Lutfi Haziri të cilët që nga fillimi i LDK-së janë kolegë të pandarë partiakë.

Sipas tij, nuk është e rastësishme që tre shokët e tij të afërt konkurojnë për kryetar të LDK-së.

“Të jenë së bashku me dekada në një parti Isa Mustafa me Hazirin, Qunin e Abdixhikun e mos ndikojnë ndaj njëri tjetrit është e pamundur, logjika reale na detyron të themi se, Isa Mustafa, do ndikojë jo pak, po shumë në zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, si është e mundur që Isa Mustafa mos të ndikonte te ministrat e tij Anton Quni e zëvendesi i tij Lutfi Haziri të cilët që nga fillimi i LDK-së janë kolegë të pandarë partiakë. Nuk është e rastësishme që tre shokët e tij të afërt konkurrojnë për kryetar të LDK-së, për të mos humbur Mustafa lidhjet me kryetarin e ri”, ka thënë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Tutje shton se, Haziri, Quni e Abdixhiku në përjashtim të Besian Mustafës janë klane të fuqishme të Isa Mustafës.

“Hapur shihet se treshi konkurues: Haziri, Quni e Abdixhiku në përjashtim të Besian Mustafës janë klane të fuqishme të Isa Mustafës. Nuk ishte i rastësishëm reagimi i Isa Mustafës kundër kandidaturës së Besian Mustafës për kryetar të LDK-së, për shkak se Besiani ua prishë planet e treshit të famshëm të Isa Mustafës, Qunit, Hazirit e Abdixhikut”, deklaron Meahzi.

Në fund shprehet se, dëshira e Mustafës për kryetar të LDK-së është të bëhet miku i vjetër dhe bashkëpunëtori i tij partiak, Lutfi Haziri.

“Megjithatë, Isa Mustafa, më së shumti dëshiron, lufton e ndikon që më, 14 mars, postin e kryetarit të LDK-së t'ia lëshonte zëvendëskryetarit të tij, Lutfi Hazirit, për të marrë timonin e LDK-së të lënë nga ai. Dëshira e Isa Mustafës dihet që kryetar i ri i LDK-së të bëhet miku i vjetër dhe bashkëpunëtori i tij partiak, Lutfi Haziri!”, përfundon Mehazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat