Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka hequr dorë nga ambicia për të parin e shtetit.
Kjo ndodhi pas takimit me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, lideri i AAK-së tha është në përgjegjësinë e tyre për ta gjetur formulën e zgjedhjes së presidentit, pasi ai nuk e përkrah koncetrimin, siç tha të gjithë pushtetin në dorën e Kurtin.
Analsiti politik Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, pasi rezultati i zgjedhjeve nuk është që ofron ndonjë alternativë, ai është i detyruar të marrë atë çfarë i mbetet.
“Z. Haradinaj, ka hyrë në garën zgjedhore me të vetmen ofertë dhe qëllim, të bëhet President. Tani me që rezultati i zgjedhjeve nuk është që ofron ndonjë alternativë, është i detyruar të marrë atë çfarë i mbetet”, thotë Duhanaj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/15/auto_auto_auto_Leon-Duhanaj-850151838301015542035401615835104.jpg)
Sipas tij, atij sikur edhe partive tjera nuk u mbetet shumë hapësirë për të këkuar.
“Z. Haradinaj, sigurisht që do të mund të ketë shfaqur kerkesen e tij karshi bashkëbiseduesve edhe nëse nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë.
Tani, për z. Haradinaj ashtu si dhe për partitë tjera, bazuar në rezultatin zgjedhor, nuk mbetet shumë hapësirë për të kerkuar, sa ndoshta kerkesa parimore rreth objektivave shtetëror për të ardhmen”, përfundon Duhanaj.