Hoxhaj me 10 kërkesa për Osmanin e Kurtin, analisti: BE-ja dhe ShBA-ja nuk kanë kohë të na presin

Politika

Hoxhaj me 10 kërkesa për Osmanin e Kurtin, analisti: BE-ja dhe ShBA-ja nuk kanë kohë të na presin

Nga: N. H Më: 15 mars 2021 Në ora: 23:42
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili kanë takuar në zyrat e Kuvendit të Kosovës, kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dheu u.d. të presidentes, Vjosa Osmani.

Hoxhaj pas përfundimit të takimit foli për mediat, duke thënë që PDK-ja i ka qëndrimet e qarta, ndërsa tregoi se çka kanë kërkuar nga Kurti.

“Temë kryesore ishte bashkëpunimi për temat e jashtme, ne kemi kërkuar nga Kurti dhe Osmani qartësi për qasjen e tyre me politikën e jashtme, meqë presidenti ka rol në përfaqësimin e Republikës, qeveria ka rol të madh në përfaqësimin e politikës së jashtme, prandaj edhe sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve, para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së, varet prej 10 qëndrimeve që i kemi ngrit në takim”, tha Hoxhaj.

E, lidhur me këto kërkesa të Hoxhaj, për gazetën “Bota sot”, ka folur njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi.

Krasniqi shprehet duke thënë se disa nga kërkesat i sheh të arsyeshme të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Disa nga kërkesat e PDK-së dukën shumë të arsyeshme, nëse mund të quajmë edhe të qëlluara, pasi që janë kundërshtuar gjatë gjithë kohës nga LVV-ja, të cilat po ashtu kanë ardhur si pasojë e dështimeve të PDK-së dhe të tjerëve që ishin pjesë e pushtetit. VV-ja si parim kryesore gjithmonë e ka pasur reciprocitetin dhe është thirrur në të, dhe tani është pak problem e realizueshme kjo çështje pasi që i kemi mësuar të tjerët së ne pranojmë nënshtrimi dhe heqim dorë, Asociacioni temë tjetër shumë e ndjeshme e cila po mbetët në dorën e Kurtit i cili ka qenë gjithmonë kundër kësaj çështjeje dhe duhet të dihet së çka do të ndodhë më të, por kemi edhe tema të cilat janë qesharake siç është Demarkacionin çështje e cila tani më ka përfunduara”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi shprehet se Qeveria e re nuk ish-dashur të merret më këto tema në këtë kohë pandemie, por, sipas tij, të gjitha do t’i faturohen pasi që BE-ja dhe ShBA-ja nuk kanë kohë të na presin.

“Tani PDK-ja po kërkon që Kurti t’i përmirësojë gabimet e tyre duke menduar së ato mund t’i përmirësosh kur të zgjohesh nga gjumi, por jo tani është shumë më e vështirë të gjendet zgjidhje për to së sa në kohën kur i kanë pranuar vetë. Qeveria e re nuk ish dashur të merret më këto tema në këtë kohë pandemie, por të gjitha do t’i faturohen pasi që BE-ja dhe ShBA-ja nuk kanë kohë të na presin neve kur ne të jemi gati. Edhe pse Kurtit po thotë së dialogu nuk është prioritet për këtë qeveri e që kjo ishte një nder pikat apo kërkesat e PDK-së, Kurti është i obliguar që ta vazhdojë dhe ta mbyllë këtë çështje me njohje reciproke”, ka deklaruar analisti politik, Islam Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat