Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku Rexhepi në një intervistë për “Bota sot” ka folur për mundësinë e rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK.
Ajo thotë Osmani e ka dëmtuar shumë LDK-në dhe ka forcuar të tjerët.
Poashtu, Bunjaku-Rexhepi thotë se LDK-ja në këtë rast nuk duhet të humbë produktet dhe kapacitetet e veta.
“LDK nuk duhet të humbë produktet dhe kapacitetet e veta. Nga LDK kanë dalë shumë persona edhe në parti tjera. Por figurat e forta si ajo e znj.Osmani e dëmtojnë shumë LDK-në dhe forcojnë të tjerët. Reformat në LDK janë forma e organizimit të ri me një metodë të derës së hapur për të gjithë ata që e duan Kosovën e zhvilluar me LDK- në si prijëse në shtetformim dhe integrim”, thotë deputetja e LDK-së./Bota sot