Qeveria Kurti punë e kryer, sfida është akoma te Vjosa Osmani presidente!

Politika

Qeveria Kurti punë e kryer, sfida është akoma te Vjosa Osmani presidente!

Nga: N.Sh Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:05
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Të hënën do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të formohet Qeveria Kurti 2.

Sipas informatave të deritanishme, Glauk Konjufca do të bëhet kryeparlamentar i Republikës së Kosovës, ndërsa Albin Kurti kryeministër.

Lëvizja Vetëvendosje, ka 58 deputetë, por ka siguruar edhe një numër të mjaftueshëm të deputetëve nga pakica të cilët do t’ia dhënë votën pro për formimin e Qeverisë.

Pas formimit të institucioneve, sfidë e Albin Kurti do të jetë zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente e Kosovës.

Për këtë, ai akoma nuk ka arritur numrat e mjaftueshëm.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se nuk qëndrojnë në sallë kur të votohet për Vjosën presidente, kurse LDK-ja pritet të takohet përsëri dhe pastaj do të vendosin.

Analisti dhe juristi Blerim Burjani thotë se, partitë e opozitës duhet të ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit.

“Nëse bëhet kuorumi dhe 80 deputetë qëndrojnë në sallë, atëherë bëhen pjesë e procesit dhe për herët e tretë me 61 vota do të zgjidhet presidenti. Edhe Qeveria pa 61 vota nuk mundet të zgjidhet”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Burjani thekson nëse LVV-ja nuk i ka votat e mjaftueshme atëherë është më mirë të shtyhet seanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat