Paralajmërimi/ “Muajt e nxehtë” nga Gjykata Speciale, priten arrestime të reja, në “thumb” Jablanica dhe Tirana

Politika

Paralajmërimi/ “Muajt e nxehtë” nga Gjykata Speciale, priten arrestime të reja, në “thumb” Jablanica dhe Tirana

Nga: N.Sh Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:15
Gjykata Speciale

Së shpejti priten arrestime të reja nga Gjykata Speciale.

Kështu po paralajmëron ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, kjo pranverë do të jetë e nxehtë me valën e arrestimeve.

“Faza e dytë e arrestimeve nga Gjykata Speciale do të fillon së shpejti, fillimi i prillit dhe muaji maj, mendoj se do të jenë ndoshta muajt më të nxehtë për nga zhvillimet rreth Gjykatës Speciale. Arrestimi i Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale praktikisht e ka paralajmëruar, apo thënë veç filluar, fazën e re me arrestimin e valës së dytë të njerëzve që dyshohen për krime lufte, që në fakt akuzohen se vetë personalisht kanë bërë shkelje të ligjit të luftës”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, cak i kësaj vale të arrestimesh do të jenë kryesisht aktorë të dyshuar si kryes të veprave penale, nga vrasje deri te maltretimi i të ndaluarve.

“Këto arrestime që pritet të ndodhin tani nuk do të jenë më arrestime xhentëlmenësh siç ndodhi me Thaçin, Selimin, Veselin e Krasniqin por do të jenë arrestime klasike, pasi edhe niveli i tyre politik nuk është shumë i madh. Protesta mundet me pas, por nuk paraqesin rrezik për rrëzimin e qeveris në ardhje”, shton ai.

Miftari pohon se, tan shumë mirë dihet se prapa Gjykatës Speciale qëndrojnë SHBA-të dhe Evropa.

“UÇK ishte e shenjtë dhe do të jetë e tillë edhe pas këtyre arrestimeve, por përgjegjësia do të jetë individuale, ose në ndonjë grup, prandaj termi grup kriminal nuk është i rastësishëm. Ky term është përdor për herë të parë në Nuremberg pasluftës së dytë botërore më 1947, kundër udhëheqëseve SS dhe partisë së Hitlerit. Gjykata si gjykatë në këtë kohë është e padrejtë ndaj Kosovës, por fajet i mbanë mbi vete vetë Hashim Thaçi që pas luftës nuk ka lejuar që shteti i Kosovës të ketë gjykata serioze, që të bëhet një gjykatë e pavarur e cila do t’i ndiqte edhe krimet e luftës, pa marr parasysh viktimën ose autorin e krimeve”, thotë ai.

Ai thotë se, UÇK bëri një ndër luftërat më të pastra të mundshme në botë, një luftë çlirimtare ku ushtarët ishin luftëtar vullnetare pa mundësi për verifikimin e tyre.

“Mos të harrojmë se gabime sot bëjnë edhe ushtritë e rregullta më moderne në botë. Arrestimi i fundit mundet që pos për Jablanicën të ketë lidhje edhe me një atentat të bërë në Tiranë gjatë luftës”, përfundon Naim Miftari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat