Është zgjedh Kryesia e LDK-së, në krye me Lumir Abdixhikun.
Ndryshim të pozitave e emra të rinj pati në Kryesinë e re të LDK-së.
Ajo me të cilën ngjalli debat ishte largimi i nënkryetarëve nga Kryesia i Agim Veliut, Avdullah Hoti e Haki Rugovës.
Njohësi i çështjeve politike, Blerim Bujrani në një prononicm për “Bota sot” ka komentuar këtë duke thënë se, ajo çfarë ka bërë LDK është përcaktim i tyre.
Sipas tij, habia më e madhe është largimin i Avdullah Hotit. Kurse largimi i Veliut dhe Rugosvës kanë të bëjnë me përgjegjësit e veta.
“Kjo është çështje e përcaktimit të LDK për këto zgjedhje, është e çuditshme lënja anash e Avdullah Hotit për dy të tjerët edhe është për shkak ndoshta të përgjegjësisë që kanë pas më herët për ngjaret në Podujevë pas humbjes së komunës në zgjedhje, dhe Hakiut i cili është në proces gjyqësor”, ka thënë Bujrani.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/20/auto_auto_Blerim_Burjani15941526651616277110.jpg)
Ai mendon se, është bërë gabim me Avdullah Hotin që sipas tij i cili ishte një kryeministër i përgjegjshëm dhe i dobishëm për qytetarët
"Duket se është bërë gabim me Avdullah Hotin i cili ishte një kryeministër i përgjegjshëm dhe i dobishëm për qytetarët", përfundon Burjani.