Analisti ia shuan shpresat LDK-së për rikthimin e Osmanit

Politika

Analisti ia shuan shpresat LDK-së për rikthimin e Osmanit

Nga: M.H Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:42
LDK dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Që nga koha kur Osmani u largua nga LDK-ja, ideja për rikthimin e saj aty prap për një kohë u zbehë krejtësisht.

Por si duket kjo ide është rikthyer temë diskutimi, shkruan “Bota sot”.

Më 14 mars LDK mbajti zgjedhjet e saj të brendshme duke zgjedhur kështu kryetarin dhe kryesinë e re të partisë.

Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar I LDK-së duke lënë pas vetës kandidatët që ishin në garë për këtë post.

Me zgjedhjen e Abdixhikut mundësia që Osmani të rikthehet është diskutuar por që kjo e fundit po synon të marrë postin presidentës së ardhshme të Kosovës dhe kësisoji nuk mund të jetë edhe kryetare e një partie.

Në lidhje me rikthimin e Osmanit përsëri në LDK për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti, I cili shprehët që Osmani nuk mund të kthehet në LDK pasi ajo po synon të jetë presidente e vendit.

Mirëpo që analisti shprehët se Osmanit i është plotësuar kushti për mundësin e saj të rikthimit në LDK duke jepur dorëheqje kryetari dhe kryesia.

Image
Faton Mehmeti

“Vjosa momentalisht s’mund të kthehet në LDK, nuk është edhe momenti përderisa ajo synon të jetë presidente. Kushti i Vjosës tashmë është plotësuar, ka dhënë dorëheqje kryetari dhe kryesia. Tani kemi një nënkryetar të ri dhe një kryetar të re, duke i hapur rrugën Vjosës të rikthehet”, u shpreh Mehmeti.

Analisti më tej thotë që Osmani ka fituar falë koaliconit me VV e kështu ajo nuk mund të kthehet në LDK edhe të jetë në pushtet me VV-në.

Rikthimi i Osmanit sipas analisti mund të ndodhë vetëm pas 4 vjetëve që do të bashkëqeverisë me VV-në.

“LDK duhet të gjej gjuhën e përbashkët me Vjosën për rikthimin e saj, ndonëse jo në këtë fazë.Vjosa ka fituar me VV në koalicion dhe me të cilën do të jetë deri në fund të mandatit, kështu që s’mund edhe të jetë në pushtet me VV dhe të kthehet në opozitë me LDK. Vetëm pas kalimit të afatit katër vjeçar të bashkëqeverisjes me VV mund të pritet kthimi në LDK”, nënvizoi Mehmeti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat