Votat për Osmanin presidente, analisti ka një thirrje për Vetëvendosjen

Politika

Votat për Osmanin presidente, analisti ka një thirrje për Vetëvendosjen

Nga: M.H Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:12
Vjosa Osmani

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca konstituive, në të cilën u bë betimi i deputetëve si dhe zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Tre nënkryetarët e zgjedhur janë nga LVV, PDK dhe LDK. Saranda Bogjuevci është zgjedhur nënkryetare e LVV-së, Bedri Hamza nënkryetar nga radhët e PDK-së dhe Kujtim Shala nga LDK, shkruan Bota sot.

Mirëpo në ajo se çfarë po vazhdon të mbetët enigmë është se a do të arrijë Vjosa Osmani të zgjedhjet presidente e vendit.

Në lidhje me mosvotimin e saj, u.d i kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë atë.

Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin se kandidatja e proklamuar për presidente Osmani “është figurë përçarëse” dhe se PDK-ja s’ka votë për të. “Dhe askush nuk duhet të llogarit në votën e PDK-së për zgjedhjen e presidentit. Dhe mos bëni pyetje teknike se a do të rrimë në sallë. Zonja Osmani është faktor përçarës për qytetarët e Kosovës, e ka përçarë skenën e politikës dhe është faktorë i agresivitetit në skenën e saj politike”, u shpreh Hoxhaj.

Në lidhje me këtë temë, profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që zgjedhjet e organevë të pushtetit në Kosovë janë të rregulluara, me Kushtetutë del se në dy zgjedhjet e para kërkohen 2/3 e votave dhe në radhën e tretë shumica e votave të deputetëve për President/e të Republikës.

Ndërsa Kelmendi thotë se për konstituimin e zgjedhjen e Kryetarit dhe të Kryesisë së Kuvendit dhe të Qeverisë, detyrimisht votohen me shumicë votash, e që këto vota i ka VV.

“Zgjedhjet e organeve të pushtetit në Kosovë janë të rregulluara me normat kushtetuese dhe qartazi del se në dy zgjedhjet e para kërkohen 2/3 e votave dhe në radhën e tretë shumica e votave të deputetëve për President/të të Republikës. Kjo është për zgjedhjen e Presidentit a Presidentes së Republikës së Kosovës. Ndërsa, për konstituimin e zgjedhjen e Kryetarit dhe të Kryesisë së Kuvendit dhe të Qeverisë detyrimisht votohen me shumicë votave. Në këto dy çështje VV-ja i ka votat. Pos deputetëve të VV-së për këto votojnë edhe 3-5 deputetë të tjerë të minoriteteve. Aty voton edhe ndonjë deputet tjetër”, u shpreh Kelmendi.

Më tej, ai shton se siç është zgjedhur Konjufca, do të zgjidhet edhe qeveria, mirëpo që për postin e presidentit nuk janë votat.

E çuditshmja në gjithë këtë sipas profesorit, është që VV nuk po bën koalicion me partitë opozitare dhe se shkuarja në zgjedhje të Qeverisë pa koalicion e ka humbur tërësisht rastin e VV për të kërkuar vota për z.Osmani, duke shtuar që koalicionet janë juridikisht të lejueshme në mënyrë që krijohet një zgjidhje.

Image
Muhamet Kelmendi

“Zgjedhjet bëhen më 61 deputetë. Kështu u zgjodh Kryetari i Kuvendit, z Konjufca me këtë pritet që edhe te Qeveria të zgjidhet. Mbetet pozita e Presidentit! Natyrisht se këtu nuk janë votat. Por e çuditshme është pse VV-ja nuk bëri apo nuk po bënë koalicion me partitë opozitare, me PDK a LDK, ndoshta edhe me AAK, për zgjedhje. Shkuarja në zgjedhje të Qeverisë pa koalicion e ka humbur tërësisht rastin VV r të kërkuar vota për z.Osmani për Presidente të Republikës së Kosovës. Kudo në vendet parlamentare bëhen koalicione. Kjo është juridikisht e lejueshme dhe zgjedhje e mundshme. Këtë VV nuk po e bënë. Nuk kërkojë asnjë koalicion dhe natyrisht se tash çdo parti vendos sipas interesave të veta”, thekson Kelmendi.

Ndër të tjera, juristi thotë që varet nga partitë nëse dëshirojnë të bëjnë tolerancë parlamentare pasi që ato janë të pavarura dhe vendosin për interesa të tyre.

“Varet nga partitë a bëjnë tolerancë parlamentare, kuptohet nëse nuk e votojnë, apo e lëshojnë seancën, si dhe kështu mungon kuorumi për votim. Partitë janë të pavarur dhe vendosin sipas interesave të tyre. Ndaj tyre nuk ka masa ndëshkuese”, ka deklaruar Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat