“Merita e kësaj Qeverie është zvogëlimi i fuqisë së Listës Serbe”

Politika

“Merita e kësaj Qeverie është zvogëlimi i fuqisë së Listës Serbe”

Nga: A.SH Më: 22 mars 2021 Në ora: 21:49
Albin Kurti

Me 67 vota për, 30 kundër pa asnjë abstenim është zgjedhur Qeveria Kurti.

Në seancën e mbajtur u prezantuan edhe ministrat e kësaj qeverie. Kryeministri i ri Albin Kurti paraqiti edhe planin e tij para deputetëve.

Ai ka falenderuar qytetarët që e votuan në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe u zotua se do të bëj reforma në drejtësi, arsim e shëndetësi.

Analisti politik, Islam Krasniqi, për “Bota sot” ka thënë se, nga formimi i Qeverisë së re, duhet të priten reforma në të gjitha institucionet parimisht në drejtësi, shendetësi dhe arsim, pasi që janë shtyllat kryesore të shtetit.

“Qeveria e re me z.Kurti në krye nuk ka premtuar shumë, mirëpo vlejnë premtimet e qeveris Kurti 1, që i kishte dhenë para një viti. Nga kjo qeveri duhet të priten reforma në të gjitha institucionet parimisht në drejtësi, shendetësi dhe arsim, pasi që janë shtyllat kryesore të shtetit. Nga kjo qeveri pritet të behet vetingu në drejtësi duke u pastruar institucionet nga individ që smeritojn të qëndrojnë aty. Ka nevojë edhe për rregullimin apo reduktimin e administratës kjo pasi që është edhe kusht nga BE-ja duke e ditur së ato janë stërngarkuar”.

Image
Islam Krasniqi

 

Ai shprehet skeptik për prioritetin e punësimit, sepse sipas tij, ky problem duke e ditur se për një mandat s'mund të bëj asnjë lëvizje, duke e ditur së tani jemi në luftë me Covitin-19.

“Punësimin e ka prioritet mirëpo është e pamundshme që të zgjidhet ky problem duke e ditur se për një mandat s'mund të bëj asnjë lëvizje, duke e ditur se tani jemi në luftë me Covitin-19 dhe akoma jemi i vetmi vend në rajon që s'kemi siguruar vaksinat për qytetarët tanë. Merita e kësaj qeverie është se i ka zvogëluar fuqinë listës serbe, të cilën jemi mësuar të shohim në qeveritë e kaluara”, ka deklaruar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat