Në Kosovë tash kemi Qeveri të re, në krye me Albin Kurtin. Ministër i Shëndetësisë është zgjedhë Arben Vitia i cili ishte edhe në Qeverin Kurti 1.
Gjithashtu Kosova është e vetmja në Ballkan e cila nuk ka asnjë vaksinë edhe pse është premtuar nga Qeveria Hoti se do të kemi vaksinë edhe në Kosovë.
Në Kosovë kanë filluar të rriten rastet me pandeminë, po a duhet të marrë masa të reja për parandalimin e rasteve.
Analisti Leon Dunhanaj, ka shprehur mendimin e tij lidhur me këtë, duke thënë se, ishim dëshitarë të masave drastike të marra nga e njejta qeveria mandatin e kaluar.
Por, sipas tij të papërgjegjshme u treguan të gjitha partitë duke mos respektuar masat gjatë fushatës zgjedhore.
“Përgjatë qeverisjes së shkurtër të Kurtit vitin e kaluar, kemi qenë dëshmitarë të masave drastike në raport me virusin Covid-19. Megjithatë, po e njëjta qeveri, u tregua e papërgjegjshme në momentin kur u dashtë të largohej nga pozita. Ata përpos që i hoqën të gjitha masat, organizuan edhe një protestë masive në shesh, në të cilën morën pjesë me mijëra njerëz.
Të papërgjegjshme u treguan të gjitha partitë në kohën e fushatës. Me ç'rast u organizuan tubime e mitingje masive elektorale”, shprehet Duhanaj.
Ai në fund thotë se, situata e tanishme është pikërisht si rezultat i mosrespektimit të masave ekzistuese.
Duke shtuar tutje, se nuk ka nevojë shumë për masa, sa ka nevojë për respektimin e ryre.
“Tani, nëse e analizojmë procesin njëvjeçar të luftës kundër koronës, Kosova nuk është që del keq në statistikat globale për kokë banori.
Situata e tanishme është pikërisht si rezultat i mosrespektimit të masave ekzistuese. Pra, nuk ka nevojë shumë për masa, sa ka nevojë për respektimin e tyre. Tani, kush ka të drejtë morale të kërkoj respektimin e tyre, nuk e di ku ta gjej, por në Kosovë nuk besoj që ekziston. Tani mbetet të shihet, këta janë të njohur për masa ekstreme, të cilat mund edhe të ndodhin”, përfundon Duhanaj.