Të hënën është bërë konstituimi i legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, me kryetar Glauk Konjufca, ndërsa gjatë orëve të pasdites me një seancë të jashtëzakonshme është votuar formimi i Qeverisë Kurti 2, me 15 ministri.
Kështu, zëvendëskryeministre si dhe Ministre e Punëve të Jashtme është caktuar Donika Gërvalla.
Lidhur me këtë, analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ministër të Jashtëm më të mirë. Duke e pasur parasysh rrugëtimin e saj politik, organizmin e protestave studentore e deri tek përfaqësimi në kohën e luftës në parlamentin Gjerman, dëshmon që do të na përfaqësoj me dinjitet.
“Unë besojë së republika e Kosovës nuk ka pasur ministër të Jashtëm më të mirë ndonjë herë, si në aspektin kombëtar ashtu edhe profesional, si pikë e parë kur e dimë së nga çfarë familje rrjedhë e që si do të na përfaqësojë, kur e dimë rrugëtimin e sajë politike që nga viti 1990 si organizatore e protestave të studentëve,pastaj pjesë e grevës studentore, po ashtu organizatore e protestave për liri dhe pavarësi në vitin 1991 në Shqipëri e deri të përfaqësimi gjatë kohës së luftës në parlamenti Gjerman, pra një rrugëtim që na bënë të kuptojmë së do të na përfaqësojë me dinjitet dhe ndershmëri”, deklaroi Islami.
Tutje ka theksuar se ajo do të na japë rrugë drejtë BE-së, do të arrin bindjen e vendeve të BE-së për njohjen e Kosovës, madje do të pastroj edhe diplomacinë, duke i larguar të punësuarit e kundërligjshëm.
“Ajo do të na japë rrugët drejtë BE-së dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare të cilat tash e sa vite janë mbyllur për qytetarët e republikës së Kosovës. Sfidë është bindja e vendeve të BE-së të na njohin dhe të na trajtojnë të barabartë karshi vendeve të rajonit duke na hequr regjimin e vizave dhe hapur statusin për negociatë për anëtarësim në BE, e që besoj që do të arrin këtë. Gjithashtu besoj dhe shpresoj që do ta pastroj diplomacinë Kosovare, duke i larguar të punësuarit familjar në mënyrë të kundërligjshëm dhe ata që nuk kanë krebilitet apo kredit të qëndrojnë nëpër ambasada apo Konsullata ku kanë gjetur rehati, saktësisht dajë e teze duke i kthyer në shtëpi”, përfundoi ai.