Gjatë ditës së djeshme është takuar kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me kandidaten për presidente të vendit, Vjosa Osmani.
Pas takimit ka folur për media Abidxhiku duke u shprehur që takimi ishte I frytshëm dhe pozitiv, shkruan “Bota sot”.
Abdixhiku ndër të tjera ka thënë se do të zhvillojë edhe një takim tjetër me Osmanin.
“Takimi ka qenë i frytshëm dhe pozitivë dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë ndërmjet njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi folur rreth platformës së saj për të cilat nuk kemi vërejtje, por do të kemi edhe një takim të ardhshëm. Në ndërkohë do t’iu kthehemi edhe organeve të partisë për diskutim”, tha ai.
Mirëpo në lidhje me votimin e Osmanit për postin e presidentit të vendit, LDK ende nuk ka qëndrim të qartë, se nëse do ta votojnë apo jo.
E në lidhje me këtë temë analisti politik, Faton Mehemti në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se LDK nuk ka rrugë tjetër përveç se ta votojë Osmanin.
Sipas Mehmetit, Abdixhikut nuk i leverdis të ketë konflikt me Osmanin pasiqë ka shembull paraardhësin e tij i cili përfundoi me dorëheqje.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/25/auto_161982809_255225126256663_8298222064963544233_n1616695632.jpg)
“LDK ska rrugë tjetër, përveç që të votojë Vjosën. Kjo gjë do të ndodh, kështu që shumë shpejt Vjosa do të jetë presidente e Kosovës. Natyrisht se Lumirit nuk i leverdisë të krijojë konfliktet me Vjosën, duke e pasur parasysh se si përfundoi paraardhësi i tij nga konflikti me Vjosën”, theksoi Mehmeti.
Analisti tutje shton se Lumiri duhet të gjej një gjuhë të përbashkët me Osmanin dhe ta votojë sepse është në favor të LDK-së mirëpo edhe të Kosovës, pasiqë kjo mundëson ikjen nga zgjdhjet e panevojshme.
Sipas Mehmetit takimi i radhës do të jetë konfrimim i votave të LDK-së për Osmanin.
“Kështu që, Lumiri duhet të votojë Vjosën, dhe gjetja e gjuhës së përbashkët me Vjosën është në favor të LDK-së, por edhe të Kosovës e cila shpëton nga zgjedhjet e panevojshme. Në këtë kuptim, pres afrim mes Vjosës dhe LDK-së, e cila do të ishte pozitive për të dyja palët. Natyrisht se pritet edhe një takim tjetër, nga ku pritet që të konfirmohet votat e LDK-së për Vjosën”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.