Vjen parashikimi: Vetëm ky shtet mund ta bind Albin Kurtin të dialogojë me Serbinë

Politika

Vjen parashikimi: Vetëm ky shtet mund ta bind Albin Kurtin të dialogojë me Serbinë

Nga: P.R Më: 26 mars 2021 Në ora: 21:20
Albin Kurti

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak, i ka shkruar letër kryeministrit te ri, Albin Kurtit, për ta uruar këtë të fundit për marrjen e pozitës së shefit të Qeverisë së Kosovës.

Miroslav Lajçak në letrën e tij ka theksuar se është i gatshëm për të vazhduar dialogun pa vonesa, derisa thotë se do t’i mbështesë Kosovën dhe Serbinë në rrugën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Unë zotohem vendosmërisht që do t’i mbështes të dy palët për t’i vazhduar pa vonesa takimet në kuadër të Dialogut me Beogradin, të lehtësuar nga BE-ja. Vazhdimi i Dialogut do të na mundësojë të bëjmë progres i cili do të sjellë dobi për të dy palët në vitet që vijnë. Mezi pres të ju takoj në Bruksel, posa situata të na lejojë, dhe të diskutojmë personalisht për punën tonë të përbashkët që na pret”, thuhet në letrën e dërguar nga Lajçak për Kurtin.

E lidhur me letrën e dërguar dhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

“Natyrisht se Lajcak e ka obligim që të bëj përpjekje që të këtë bisedime, si dhe një përfundim sa më të shpejt. Me këtë ai do merrte mbi vete një sukses diplomatik. Edhe pse z.Lajcak po këmbëngul në këtë drejtim, duket e vështirë një marrëveshje e shpejt, duke ditur qëndrimet e palëve”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të nis vetëm me involvimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Besoj se bisedimet mund të nisin vetëm nëse SHBA involvohet në këto bisedime, përndryshe duket e vështirë të ndodh një gjë e tillë. Për më tepër situata me Covid e vështirëson një gjë të tillë, derisa z.Kurti vazhdimisht ka theksuar se nuk e ka prioritet një gjë të tillë. Qeveria e Kosovës presionin endjen vetëm nëse vjen nga SHBA, por jo aq nga z.Lajcak, i cili nuk gëzon mbështetje të madhe as brenda vet BE”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat