Lëvizja Vetëvendosje pasi arriti të ketë fitoren e thellë nga zgjedhjet e 14 shkuritit, më 22 mars u konstitua Kuvendi i Kosovës, i cili po atë ditë zgjodhi qeverinë e re të vendit me kryeministër Albin Kurtin.
Me 67 vota pro të deputetëve, ai formoi Qeverinë Kurti II, pavarësisht se nuk iu lejua pjesëmarrja në zgjedhje.
Mirëpo sfidë e radhës për Kosovën po vazhdon të jetë posti i presidentit, shkruan “Bota sot”.
Kandidatja për këtë post, Vjosa Osmani ka arritur të hasë në vështirësi për ta marr këtë post, pasiqë PDK është deklaraur që nuk do ta votojë ndërsa LDK është ende pa një qëndrim.
LDK pati takime me Kurtin dhe Osmanin kur trajtuan edhe temnë për postin e presidentit, mirëpo sikur nuk mjaftoi ky takim, i radhës ndodhi vetëm mes Osmanit dhe Abdixhikut.
As nga takimi i vetëm mes Osmanit dhe Abdixhikut nuk u arritë që LDK të del me një qëndrim pavarësisht që u cilësua si takim pozitivë.
Në lidhje me këtë temë, njohësi I çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që LDK në seancën për votimin e presidents do të shkojë pa qëndrim të unifikuar.
Ky qëndrim I paunifikuar do të vie si pasojë e lënies jashtë të disa figurave të rëndësishme për LDK-në edhe pse LDK pat disa sinjalë që disa nga deputetët do të qëndrojnë në sallë për ta votuar Osmanin.
“Në senacën kur do të votohet për president/e grupi ideputetëve të LDK-së, do të shkojë pa qendrim të unifikuar ngase ka qëndrime të ndryshme si pasojë edhe e zgjedhjes së kryetarit të ri dhe lënies jashtë organeve drejtuese të disa deputetëve që kanë qenë figura të rendësishme të LDK-së, dikurë. Nga LDK si duket ka sinjale se mund të qëndrojnë në sallë shumica e deputeteve të saj, e disa edhe ta votojnë duke besuar se elektorati i LDK-së, që ka votuar për Vjosën mund të krijojë simpati për ata deputet të LDK-së që e votojnë Vjosen”, u shpreh Jashari.
Nga ana tjetër analisti thotë që disa nga njerëzit e afërt të Abidxhikut mund ta votojnë Osmanin mirëpo pavarësisht kësaj analisti shprehët skeptic që dtë gjithë do të jenë të një mendimi.
Analisti për përmend Veliun i cili thotë që nuk do të votojë mirëpo as nuk do të qëndroj në sallë kur të votohet presidenti.
Sipas Jasharit LDK ka ditur të na befasojë në momentet e fundit dhe kjo gjë mund të pritet edhe tani.
“Kishim disa sinjale nga njerëz të afërt me Lumir Abdixhikun të cilët janë deklaruar pro votës për Vjosen dhe kjo edhe mund të siguroj disa vota nga LDK-ja, por pavarsisht qendrimit të LDK-së për votimin e Vjosa Osmanit unë besoj se LDK-ja nuk do të jetë unike për këtë temë pasi disa deputet nuk do ta votojnë Vjosën si Psh, Agim Veliu, unë besoj se nuk do të votoj e as qendroj në sallë kur votohet për president. LDK gjatë ekzistencës së vetë ka ditur të na befasoj me ndërrim qendrimi për tema të ndryshme prandaj nuk duhet të befasohemi nëse edhe kësaj here e ndërron qendrimin në momentet e fundit”, nënvizoi Jashari për “Bota sot”.