Partitë politike si LDK, AAK, PDK patën rënie në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo ndikoi në dorëheqjen e shumë prej tyre nga partitë e tyre.
Të fundit ishin dorëheqjet nga AAK, kryetari i degës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
Ato kanë nevojë për strukturim të brendshëm.
Analisti politik Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, ajo çfarë i ndodhi LDK-së, do të ndodhë edhe te parititë e tjera.
“Ndryshimet në skenën politike, pashmangshëm do të ndryshojnë edhe strukturimin partiak. Kemi modelin se ç'po ndodhë në LDK, por besoj do të ndodhë edhe në partitë tjera. Mendoj që partitë e orientuara rreth personave të caktuar siç edhe janë shumica me përjashtim të LDK-së dhe PDK-së, do ta kenë me të vështirë strukririmin”, ka thënë Duhanaj.
Ai shprehet skeptik duke thënë se, AAK-ja ka nevojë për një strukturim por që vështirë do ta bëj.
“Kur flasim për AAK-në, jemi dëshmitar të agjendave partiake të cilat si synim politik të shpallur kanë pasur postin e Kryeministrit, përkatësisht Presidentit për z. Haradinaj.
Tani me rënien drastike të subjekteve në zgjedhjet e 14 shkurtit shprehet nevoja imediate për ristrukturim të cilin besoj AAK do ta ketë me të vështirë ta bëj”, përfundon Duhanaj.