Posti i presidenti mbetët njëra ndër temat aktuale në vend pas përfundimit të zgjedhjëve të 14 shkurtit.
Janë partitë opozitare PDK, AAK kanë shprehur qëndrim kundër sa i përket mbështetjes dhe votimit të Vjosa Osmanit për presidente.
Por, LDK ka nisur takimet me Osmanin për zgjedhjen e presidentit.
LDK nga takimet me Osmanin nuk erdhi me një qëndrim të prerë sa i përket kuorimit dhe votimit të Osmanit.
Mirëpo sot kryesia e LDK-së, ka mbajtur mbledhjen e radhës, e që për media ka folur nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.
Haziri u shpreh se LDK do të qëndrojë në opozitë, derisa foli edhe për çështjen e presidentit.
“Kryesia e LDK-së ka shtjerrë debatin e brendshëm në lidhje me rolin tonë politik, në krijimin e institucioneve karshi qeverisë së VV-së do të jemi opozitë active, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit LDK do të evitojë çdo llojë obstruksionist, çdo lloj pengese, me rolin e vet pozitiv, konstruktiv dhe me funksion të stabilitit në mënyrë që të mbyllet cikli I institucioneve”, ka thënë Haziri.
Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që LDK-ja është në mes dy rrugëve si mundësi mirëpo që vetëm një rrugë nacionale ka për ta ndjekur.
Sipas analistit LDK-ja duhet të pranojë faktin që votuesit kanë zgjedhur përfaqëësuesit e tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe se nëse nuk duan të humbin plotësisht elektoratin duhet të jenë një opozitë e cila do të reflektojë dhe kthejë elektoratin e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/29/auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_hidajet1485328110152615254415394401621547063895154940028215904992051617046313.jpg)
“LDK-ja në mes dy rrugëve si mundësi ka vetëm një rrugë racionale, kuptohet nëse do ta ndjekë. LDK-ja si parti politike duhet ta kuptoj realitetin faktik të 14 shkurtit, ku votuesit dhanë një mesazh shumë të qartë për partitë që kanë udhëhequr nga pas lufta e posaçërisht nga mbas shpallja e pavarësisë së Kosovës. LDK-ja mund ta bëj gabimin e radhës, por nuk duhet ta bëj nëse e ka qëllim rritjen elektorale, pasi verdikti qytetar është që LDK-ja së bashku me estabilishmentin e vjetër të qëndrojnë opozitë për një mandat e me shumë për të reflektuar”, u shpreh Ahmeti.
Tutje, Ahmeti thotë që veprimet e LDK-së japin një mesazh të qartë se kjo parti do të jetë pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit të ri për të ia bërë kuorimin.
Ky veprim do të ishte racional për t’i hapur rrugë LDK-së në proceset reformuese dhe shkëputjen nga logjika instrumentaliste e klienteliste, shton më tej analisti.
“Prandaj, veprimet e LDK-së japin një mesazh shumë të qartë se përfaqësuesit e popullit nga kjo parti do të jenë pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit të ri, të paktën duke e bërë kuorumin në rastin e zgjedhjes së presidentit. Ky veprim do të ishte racional për t’i hapur rrugë LDK-së në proceset reformuese dhe shkëputjen nga logjika instrumentaliste e klienteliste”, theksoi Ahmeti.
Analisti shprehët i bindur që LDK do të ia bëj kuorimin presidents ndërsa diskutimet formale po I bënë për opinonin public.
“Jam i bindur se LDK-ja veç ka vendosur për t’ia bërë kuorimin në rastin e zgjedhjes së presidentit të ri, por diskutimet formale po i bënë për opinionin publik e jo për hir të diskutimit konstruktiv e demokratik, pasi momentalisht nuk e ka komoditetin për një gjë të tillë”, nënvizoi Ahmeti për “Bota sot”.