Paralajmërimi i keq për këto dy parti politike: PDK dhe AAK janë afër zhdukjes, as dreqi nuk mund t’i ndalë

Politika

Paralajmërimi i keq për këto dy parti politike: PDK dhe AAK janë afër zhdukjes, as dreqi nuk mund t’i ndalë

Nga: N.Sh Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:36
PDK-AAK

Më 14 shkurt 2021, në Kosovë ndodhi një stuhi me një cunam të fuqishëm e cila mori, shkatërroi dhe shkallmoi çdo gjë që gjeti përpara në jetën politike.

Kështu po vlerëson prof. Dr. Binak Maxharraj ditën e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se, kjo fitore i çmontoi të gjitha bagllamat me të cilat Kosova ishte lidhë nyje keq e mbrapshtë në çdo pore të jetës.

“Dhe kjo stuhi e cunamit të fuqishëm u deshtë të ndodhë e cila ishte akumuluar si një llavë vullkanike që veç pritej se kur do të ndodhë, kur do të shpërthej, dhe kjo duhej, pritej të ndodhë sepse në këtë Kosovë gjatë këtyre 20 viteve në liri nuk shihej ndonjë liri e vërtetë, por një liri e rrejshme, sepse lirinë e kishin gllabëruar ata që thonin se e kanë sjellë vetë, dhe se e kanë të drejtën mbi të. Dhe në emër të kësaj lirie jo të plotë, të rrejshme u ndërtua nga zaptuesit dhe kapësit e shtetit e të lirisë, një shtet frangjil, pa shtylla të forta mbajtëse, sepse ato në vend se të forcoheshin shkallmoheshin edhe më shumë, përmes formave të ndryshme të hajnisë, plaçkitjes së çdo gjeje. Dhe vërtetë stuhia, cunami i menaxhuar mrekullisht mirë nga koalicioni  LVV dhe Lista ”Guxo” ndodhi me 14 shkurtë 2021 duke përfshirë përpara çdo gjë që ishte bërë keq në Kosovë nga grabitësit dhe shkatërruesit e shtetit dhe lirisë së tij. U shkallmua në tërësi jeta politike. Gjatë kësaj stuhie të tmerrshme copat e partive politike grabitqare po fluturonin në ajër të përfshirë nga fërfllaza e stuhisë. Secila nga këto parti pas kësaj stuhie të popullit nuk dinte se ku e ka kokën, sepse ishin ndërtuar nga kokat e zbrazëta. Silleshin vërdallë andej e këndej nga tronditja e kësaj force shkatërrimtare për to duke mos e marr vetën”, thekson ai.

Maxharraj për gazetën “Bota sot”, pohon se, nuk mund ta merrnin vetën sepse ishin të shkallmuar nga cunami LVV e cila i qiti jashtë loje duke ua marrë popullin, votuesin për të cilat votuan mbi 400 mijë votues që donin ndryshime, që donin prosperitet, që donin dinjitet e jo nëpërkëmbje.

“Nga këta votues vetëm Vjosa e cila ishte e nëpërkëmbur, e sharë dhe e fyer, e denigruar dhe në fund e përjashtuar nga LDK i mori hiç më pak se mbi 300 mijë vota duke e lënë LDK me gishta n’gojë, kurse Isa Mustafa shkatërruesi i LDK filloi ti bije ‘filikaqes’ si një bari te cilët delet i kishin humbur qe moti. Ky njeri shkatërruesi më i madh i LDK as nuk u merzit fort për këtë humbje, sepse një gjë e këtillë ishte projektuar së bashku me të në kuzhinat e PDK dhe SHIK-ut me Hashim Thaçin në krye. Por, për të qenë ironia edhe me e keqe pas kësaj katastrofe që i përfshiu kati të gjitha partitë politike, asnjëra prej tyre nuk e lenë veten fajtor. Në vend se të ulën këmbëkryq në odat e tyre për ta analizuar fatkeqësinë që i gjeti të gjithë shukatin, fajin ia lanë dikujt tjetër, pra LVV dhe Listës “Guxo”, sepse këto e paskan pas guximin ti shkatërrojnë këto parti të cilat hala s’po munden të marrin veten. Janë hallakatë, nuk po guxojnë të merren me vetveten. Kalojë një kohë qe këto parti politike sillën vërdallë rreth vetës pa ndonjë vendim të qartë se pse u ndodhi kjo e keqe. Kështu,LDK pos dorëheqjes së lëmuar të Isa Mustafës si fajtorin kryesor për rraskapitjen e saj, nuk hapi fare debat kritik as në kryesi, e bile as në Këshillin e përgjithshëm ku u zgjodhën organet e reja me ujemin gjysmë të reja gjysmë të vjetra, ku edhe më tej aktorët e shkatërrimit mbeten brenda, ndoshta për ta quar deri në fund shkatërrimin e LDK, aty brenda në LDK mbeten ende shikistet e tipit të Lutfi Hazirit, etj. Kurse sot, këto ditë disa kryegjela të LDK duke mos pas guxim që në organet e partisë të ballafaqohen me të vërtetën e humbjes kanë nisë të kacafytën online për ta gjetë fajtorin e humbjes, sikur është rasti  midis Agimit të Podujevës dhe Gazit të Pejës që u bënë gazi i botës”, thekson si.

Sipas tij, partitë tjera janë ne hallë të madh pas kësaj katastrofe që i gjeti. PDK nuk po dinë se ku është, më kënd është, kënd e ka në krye te sajë Enver Hoxhaj a Kadri Veselin apo Sami Lushtakun të fortin e PDK që çdo herë ia mbyllë gojën Enverit.

“Kjo parti është në rrezik të shpërthimit, të ndarjes. PDK nuk e ka guximin të qelë muhabetin brenda saj, as në kryesi as askund. Çdo gjë këtu po zihet brenda deri në shpërthim të radhës. Kjo parti se ka të qartë se kush kullet e kush rrinë pas derës. I vetmi ngushëllim i kësaj partie është bërë plaka e PDK, e famshmja Ganja-Ganimete Musliu e cila si relaksim të PDK po merret me mësimin dhe foljen e gjuhës shqipe, e gjora vetë është ajo që nuk e din gjuhën shqipe. Por ky është stili i Ganës e cila e ka mandatin e përjetshëm të deputetes dhe mundohet që edhe në këtë mënyrë ta relaksoj PDK nga forca e stuhisë që e përfshiu”, pohon ai.

Maxharraj ka folur edhe për AAK-në dhe humbjen e saj.

“Nuk e ka fatin më të mire as AAK e Ramush Harajdinaj e cila stuhia Albini-Vjosa ia përgjysmoi partinë në vetëm 8 deputetë. I gjori Ramush kurrë nuk u mori mend se postet i sjell partia. Nuk ia din kaçikun vetes, siç duhet dhe sa duhet me menaxhimin e AAK siç duhet, por gati se i shkojë jeta politike si lypsat postesh shtetërore here si kryeministër, e së fundi që një vit ia ka nisë të kërkojë postin e presidentit te vendit pa kurrfarë mbuloje politike, por vetëm në bazë te asaj se unë kamë luftuar, jam çlirimtar, duke e mos ditur se postet i sjell votuesi e jo më emri i UÇK. Kështu që AAK konsiderohet si parti patericash për arnimin e pushtetit të dikujt tjetër. Kjo e solli AAK buzë zhdukjes, sepse nga gjendja e keqe e menaxhimit të partisë nga ana e Ramushit, kësaj partie për çdo ditë e me shumë po i ikin kuadrot e njohura, që lënë me kuptua se AAK është në zhdukje e sipër as dreqi nuk mund e ndalë. Por fatin më të mirë e pati NISMA e Fatmirë Limajt e cila edhe nuk konsiderohej si parti te cilën stuhia e rrebeshit të votueseve definitivisht e qiti jashtë loje për mos u kthye kurrë më në skenën politike. I gjori Fatmir kurrë nuk e kuptoi se politika nuk shkon me zor”, pohon tutje ai.

“Nga ana tjetër fituesit të cilët bindshëm mbi 50,28% i fituan zgjedhjet kanë filluar punën mbarë që të qojë ne vend amanetin e popullit për ndryshime të mëdha, duke filluar nga e para për ndërtimin e shtyllave të reja në bërjen e shtetit pothuaj krejtësisht te shkatërruar nga mafitë e ndryshme, nga skandalet dhe aferat nga korrupsioni enormë i paparë në ndonjë vend tjetër të cilat ishin bërë edhe therrë në sy të ndërkombëtarët te cilët jepnin vetëm kritika në raportet e tyre të progresit. Nga kjo bazë e ulët dhe më temel të dobët, të cilin duhet ndërruar, koalicioni LVV- V e formoi qeverinë e vetme sepse i kishte votat e kishte besimin e popullit i cili votoi më 50% për të, por me ndihmën edhe të disa partive apo individëve minor. Për herë të pare po formohet një qeveri pa kancerin e sajë “Lista Srpska” e cila për të gjitha këto 20 vite ishte pjesë e çdo qeverie pa të cilën nuk mund te formoheshin, por që gjithherë ia panë sherrin, sepse “Lista Srpska” me të vërtetë nuk është e Kosovës por e Borgradit, e Vuçiqit te cilën e kishte formuar me pëlqimin dhe dakordimin e Hashim Thaçit, i cili gjatë gjithë qeverisjes se tij ishte pathuaj se vazal i Serbisë dhe i Vuçiqit i cili takohej me te haptas duke qeshë, por edhe fshehtas, tinëzisht nëpër sukat e Evropës për të krijuar plane famëkeqe në dëmë të Kosovës. Lista Serpsa u çmontua nga vendimmarrja në qeverinë e Kosovës, sepse me këtë qeverisje të re nuk e ka më vendin aty. Kjo qeveri Kurti II i ka votat për të qeverisur e qetë, pa shantazhe dhe ndërskamca, pa paterica nga partitë tjera. Qeveria Kurti II mund të bëjë ndryshime sipas kërkesës së popullit, votuesve të cilët ia dhanë besën dhe besimin. Kjo qeveri Kurti II do ta qojë fjalën dhe besimin e dhënë popullit se do të bëjë ndryshime rrënjësore në drejtim të çkapjës së shtetit nga mafitë dhe klanet e ndryshme mafioze, se do ta luftoi korrupsionin, se do te ia rritë namin dhe integritetin vendit jo vetëm brenda por edhe jashtë. Më këtë qeveri bashkëbiseduesit ndërkombëtar, por edhe Serbia do ta kenë vështirë të luajnë lojëra të flliqeta në dëmë të sajë siç ishin mësuar më pare më Hashim Thaçin, por ata duhet të japin llogari më parë për të bëmat e tyre që për qellim patën shfarosjen e shqiptarëve. Asgjëme këtë qeveri nuk mund të bisedohet ndërkombëtarisht në dëmë të Kosovës, ka përendur me këtë qeveri çdo hapje e çështjes së ndonjë korrigjimi te kufijve, nuk do të këtë as Asociacion i komunave me shumicë serbe, cili lejonte sipas kutit të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës krijimin e një “mini shteti serb” në zemër të Kosovës. Kjo qeveri nuk do të lejoj më ndonjë moratorium për ndërprerjen e lobimit të Kosovës për njohje të reja (qeveria Hoti), anipse Serbia çdo herë bile edhe sot lufton për çnjohje dhe hudhjën e faqes së zezë për Kosovën në botë, sepse tani në krye të diplomacies për herë të parë e kemi Donika Gërvallën, një person me integritet të plotë kombëtar dhe ndërkombëtar e cila do të ia rritë zërin dhe namin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Të gjitha këto virtualisht Albin Kurti ia përplasi në fytyrë Vuçiqit, për të kuptuar se para se të filloj dialogu ai i ka borxh Kosovës shumë gjera të luftës dhe pasluftës qe nga kërkim falja e deri të dëmet e luftës. Ia bëri të qarrtë ti heq duartë nga Asociacioni i Thaçit dhe Mustafës, sepse siç kanë vepruar ata nuk e lejon kushtetuta dhe se nuk do të këtë bile as biseda rreth këtij Asociacioni. Për të gjitha këto Vuçiq u tmerruar, po kërkon nga Evropa ta zbusin Kurtin, bile shkon aq larg kur ai u kërcënua edhe me luftë, duke e kërcënuar edhe me shtimin e trysnisë për çnjohjet të reja, etj”, thotë profesori.

Maxharraj pohon se, hiç më pakë e lehtë nuk do të jetë as lufta e qeverisë Kurti II brenda vendit.

“Qeverinë Kurti II e presin punë të mëdha, të vështira në shumë drejtime për ndryshime të mëdha, që ti ngritë të gjitha ato segmente shtetërore qe i shkallmohen dhe shkatërruan qeveritë e më parme. Por mendoj se punë më të madhe kjo qeveri në rend të par duhet të bëjnë ne zhvillim dhe punësim si dhe shkatërrimin e drejtësisë mafioze të instaluar në çdo segment të drejtësisë ku më së paku kishte drejtësi, e më shumë skandale dhe afera. Për ta rritë këtë është premtimi i qeverisë Kurti II se shpejtë dhe shumë shpejtë do te instalohet vettingu ku do të pastrohen punët e korruptuar me njerëz të korruptuar, që në drejtësi e sidomos në prokurori dhe gjyqësi të vijën njerëz kredibil të aftë, jo partiak për të çkapë shtetin nga drejtësia e korruptuar. Për ta bërë këtë duhet të nxirren shumë ligje anti-korrupcion, sepse pa këtë ligje nuk mund të luftohet korrupsioni e as ndërtimi i drejtësisë së mirëfilltë. Qeveria Kurti II pas nxjerrjes së këtyre akteve ligjore dhe normative duhet të kalojë, mundet dhe do të kalojë në veprim të ashpër për tu ballafaquar më te gjithë ata kapsit e shtetit, keqpërdoruesit, uzurpuesit e pa ligjshëm të pasurisë së shtetit përmes formave të ndryshme e sidomos përmes privatizimit të pasurisë shtetërore e cila gati se u shit falas. Jam më së i bindur se kjo qeveri do të kërkoj llogari për çdo njeri që e ka keqpërdor pasurin e shtetit dhe është pasurua në mënyrë të paligjshme do tu konfiskohet pasuria. Kjo është një punë jo aq e lehtë për tu bërë, por Qeveria Kurti II do ta bëjë, duhet ta bëjë sepse për këtë e ka amanetin e popullit që në ndryshime të shkojë pa kompromis. Do ta bëjë këtë sepse mund dhe duhet ta bëjë që të mos zhgënjej, dhe Kurti nuk do të zhgënjej popullin në premtimet që i kishte dhënë”, potencon ai.

Maxharraj tutje shprehet se, formimi i qeverisë Kurti II nuk ishte aq i vështirë sepse ky koalicion i kishte vota për formimin e saj dhe se askush nuk mundet ta pengoj apo ta shantazhi në këtë drejti, dhe siç pamë u formua një qeveri mjaftë kredibile dhe shumë e forte, profesionale e aftë për ti quar përpara premtimet për ndryshime rrënjësore në vend.

“Dhe së kjo qeveri shihet qartë se ua ka prishë të gjitha planet e partive tjera të kriminalizuar, dhe se këto parti të kriminalizuara të korruptuara pritet që shumë shpejt të japin përgjegjësi të përballën me ligjin dhe drejtësinë e renovuar. Por megjithatë këto parti po bëjnë përpjekje, megjithatë, për ta zvarritur, për ta penguar sa të mundën edhe zgjedhjen e presidentit te Kosovës sipas rezultateve zgjedhore, që sa me gjatë të ikin nga përballja e tyre me ligjin për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në vend se këtyre partive të u vie turp para vetës dhe votuesve të tyre të pakët, ato sot çojnë pluhur se nuk do të jenë pjesë e zgjedhjes se presidentit, se do ti bojkotojnë, bile edhe duke mos qenë të pranishëm ne sallë. Këto parti që lirisht tani i quaj parti rrugaqërije sikur kanë harruar faktin se prania e tyre ne sallën e Parlamentit me rastin e votimit të presidentit është e obligueshme me kushtetutë. Nuk varët në tërësi zgjedhja e presidentit nga këto parti, sepse për presidentin se kush do të jetë verdiktin e ka dhënë populli për Vjosa Osmanin e cila e vetme për këtë qellim edhe i mori mbi 300 mijë vota, askush nuk ka të drejtë të anashkaloi mbi këtë verdikt të popullit, e aq me pak kanë te drejtë këtë ta bëjnë qyqaret e PDK dhe AAK të cilët i shkeli verdikti i votës. Nuk është punë e njëfarë Enver Hoxhaj apo ndonjë Hoxha tjetër zgjedhja e presidentit të cilin nëse nuk e bëjnë do të rreshtohet në anën kundërt të dëshirës se Amerikës do të përfundojnë si antiamerikan, anipse nuk ishin kurrë proamerikan, sepse një parti siç është PDK kurrë nuk ka qenë parti pramerikane por veç progrenelliste që qëllim kishte shkatërrimin e Kosovës ne favor te Serbisë”, shton ai.

Maxharraj ka folur edhe për LDK-në.

“LDK duhet të tejkaloi vetvetën dhe Isa Mustafën që të kapërcej këtë rubikonin dhe ta votojë ose ta mundësoi zgjedhjen e presidentit duke qenë e pranishme në sallë. Këtë mund ta bëjë, duhet ta bëje, sepse çfarë kuptimi tjetër do te kishte votimi i zgjedhjes e Hashim Thaçit protagonistit kryesor së bashku me Isa Mustafën për shkatërrimin e LDK, e kjo të mos bëhet për Vjosa Osmanin që deri dje ishte në LDK dhe luftarakja më e fortë në mbrojtjen e qëndrimeve dhe parimeve të LDK të cilat Isa Mustafa me vasalet e vetë i anashkalonte për hirë të Thaçit. Nuk është komode që LDK edhe në këtë pikëpamje të bëjë ndarjen e deputeteve, sepse ka deputetë të LDK që përjashtimisht nga qëndrimi i partisë do të votojnë për zgjedhjen e presidentit”, thekson ai.

Ai shpreson se, presidenti i radhës së Republikës së Kosovës do të zgjidhet edhe për shkak se këtë e donë Amerika dhe Evropa dhe se askush nga këta nuk ka ndonjë behane për figurën e Vjosa Osmanit.

“Presidenti do të zgjidhet edhe për shkak se këto parti që kanë mbetë “rrugëve te botës” siç thuhet nëse do shkohet në zgjedhje të reja do të pësojnë përplasje edhe më të mëdha ndoshta edhe deri në zhdukje siç do te ndodhte me AAK. Më të gjitha përpjekjet e faktorit ndërkombëtar, me gjithë verdiktin e popullit që mbi 300 mijë votues e votuan Vjosa Osmanin kjo do të ndodhë sepse ka fol populli, ka fol sovrani dhe kjo nuk mund të përjashtohet. Dhe në fund mendoj se në seancën e radhës të gjitha partitë që kanë mbetë sokaqeve do të shkojnë atë ditë në Parlament që të jenë të pranishëm aty, ani pse edhe mund të mos votojnë, që kjo do të thotë që në rundin e tretë kur Vjosa Osmanit i duhen vetëm 61 vota të zgjidhet e këto vota i ka të sigurta nga koalicioni LVV-Lista ”Guxo” me disa të tjerë. Dhe kjo do të ndodhë, dhe kështu të kompletohet qeverisja më e mirë në vend për këto 20 vite të pasluftës”, përfundon prof. dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat