Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ditë më parë i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Edhe në atë letër përmendej njohja mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.
Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka thënë se, Serbia është mësuar të ledhatohet, duke parë edhe skandalet e fundit që BE heshti.
Por sipas tij, SHBA duan ta mbyllin çështjen e Ballkanit me njohje reciproke mes dy vendeve.
“Është mësuar të ledhatohet klasa politike në Serbi, sepse pas gjitha skandaleve BE-ja heshtë duke e viktimizuar klasën politike atje dhe duke e ndëshkuar popullin tonë. ShBA-të duan që t'a mbyllin çështjen e Ballkanit me njohje reciproke mes dy vendeve pasi që republika e Kosovës është projektuar nga vetë SHBA-ja dhe ata duan t'a finalizojnë vetë këtë çështje”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi thotë se, SHBA po ja bën të qartë Serbisë se nuk kemi kohë për të humbur, duke i vënë kusht Serbisë për të vazhduar rrugën për në BE.
Tutje thekson se, letra e Blinke është një paralajmërim për një takimi në Shtëpinë e Bardhë e që ndoshta do të jetë edhe marrëveshja finale.
“ShBA i dërgon një sinjal presedentit serb duke ja bërë të qartë se s'kemi kohë për të humbur po ashtu duke i kërkuar të pranojë realitetin në Ballkan nëse dëshiron të vazhdosh rrugën drejtë BE-së sepse s'ka zgjidhje tjetër. Andaj letra e Sekretarit Amerikan të shtetit, Antony Blinken dërguar presidentit serb është një paralajmërim për përgaditje të një takimi në Shtëpinë e Bardhë e që ndoshta do të jetë edhe marrëveshja finale”, përfundon Krasniqi.