Situata politike në vend pas zgjedhjeve është stabilizuar duke arritur të krijohet qeveria më pas edhe u zgjodh presidentja e vendit.
Sfidë për qeverinë Kurti po mbetët situata pandemika e cila po rëndohet dita ditës duke u detyruar edhe për masat e reja të cilat u vendosën javën e kaluar.
Mirëpo përveç kësaj aderimet mbesin gjithmonë tema e cila vë në debat opinonin publik e që së fundmi ishte aderimi i ish-deputetes së PDK-së, Adelina Grainca, në LVV.
Ky aderim lë të kuptohet nëse mund të ketë aderime të tjera në LVV e që për këtë temë në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” ka folur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Ai u shpreh që jo vetëm deputetët por edhe qytetarët të cilët përqafojnë konceptin dhe programin e LVV janë të mirëserardhur.
Dugolli shton se rezultatin që ka marr LVV në zgjedhje nuk i lejon që të mbyllin dyert për deputetët apo qytetarët, përkundrazi kërkohet bashkëpunim.
“Jo vetëm deputetët, por të gjithë qytetarët pa dallim që përqafojnë konceptin dhe programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe që e shohin vetën aty, janë te mirëseardhur. Të jemi të qartë, rezultati në zgjedhjet 14 shkurtit 50.28% për LVV, nuk na jep neve të drejtën që të mbyllim dyert, përkundrazi na obligon të jemi sa më të hapur dhe bashkëpunues”, u shpreh Dugolli për “Bota sot”.