Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore ka paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit me Serbinë, për çka ka thënë se do të jetë çështje javësh pasi të marrë udhëheqjen e qeverisë.
Nga Qeveria ditë më parë kanë thënë se nuk ka ndojnë datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.
“Reciprociteti nuk është nocion i ri për Lëvizjen Vetëvendosje dhe se askush nuk mund të kontestojë këtë parim për të cilin buron nga sovraniteti i shtetit të Kosovës”, kanë thënë nga Qeveria.
Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, parimi i reciprocitetit është një ndër parimet kryesor të një shteti, parim në bazë të cilit rregullohet raportet ndërshtetëror.
“Një ndër premtimet kryesore gjatë fushatës zgjedhore e LVV-së ka qenë parimi i reciprocitetit, parim në të cilin është thirrur LVV gjatë fushatës apo edhe gjatë rrugëtimit të tyre. Parimi i reciprocitetit është një ndër parimet kryesor të një shteti, parim në bazë të cilit rregullohen raportet ndërshtetëror”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, raportet me Serbinë mund të rregullohen vetëm duke e vendosur reciprociteti, pasi që vetëm atëherë mund të na konsideroj si të barabartë.
“Nuk mund të rregullohen raportet me Serbinë pa e vendosur reciprocitetin, pasi që vetëm atëherë mund të na konsideroj si të barabartë. Andaj qeveria Kurti duhet me urgjencë të vendos masën e reciprocitetit me Serbinë në të gjitha fushat, qoftë në aspektin ekonomik, politik e tregtar, pasi që ky parim mund t’i sjellë edhe fitime buxhetit të shtetit”, përfundon Krasniqi.