Qeveria Kurti që në ditët e para të saj ka miratuar koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, shkruan “Bota sot”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka filluar këtë procedurë, që më pas u votua edhe në qeveri.
Ky ligj do të prek edhe politikanët, të cilët nëse nuk e justifikojnë pasurinë e tyre, ajo do t’iu konfiskohet.
Këtë gjë e ka konfirmuar për “Bota sot” edhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili thotë se përveç politikanëve, edhe biznesmenët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë.
Sipas tij, ky koncept dokument është i nevojshëm për shkak se Kosova renditet si në vend shumë i korruptuar.
“Ky koncept dokument është i nevojshëm, pasi që në çdo raport ndërkombëtar renditemj si vend shumë i korruptuar. Të gjithë ata që e kanë vjedh paranë e qytetareve tash duhet t’i kthehet paraja shtetit dhe popullit. Ata politikan dhe biznesmen që nuk e justifikojnë e pasurinë e tyre, e njëjta do t’iu konfiskohet, pasi kanë vjedhur popullin”, ka thënë Bajqinovci për “Bota sot”.
Për këtë koncept dokument, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.