Zgjedhjet lokale në Kosovë, priten të mbahen në fund të këtij viti, më saktësisht në muajin tetor.
Në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje zgjedhjet e kaluara lokale i fitojë me kandidatin e saj, Mytaher Haskuka.
Mirëpo, vetëm disa ditë më parë, befasoi me vendimin që në zgjedhjet e tetorit do të kandidojë me deputeten Drita Millakun.
Siç duket, VV nuk ka qenë e kënaqur me mënyrën se si Haskuka e prezantoi atë dhe programin qeverisës në Prizren.
Pavarësisht kandidaturës së Millakut, Haskuka nuk e ka ndër mend të dorëzohet, ai po shqyrton mundësinë e rikandidimit për të parin e Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot”, duke thënë se ka marrë shumë kërkesa nga qytetarët dhe OJQ-të e ndryshme që t’i përfundojnë projektet që i kanë filluar së bashku në Prizren.
“Jam duke marrë shumë kërkesa nga qytetarët dhe OJQ-të e ndryshme me të cilët kemi punuar, që t’i përfundojmë projektet që i kemi filluar së bashku në Prizren. Andaj jam duke shqyrtuar këtë kërkesë dhe në bazë të këtyre kërkesave do të bëj rikandidimin”, deklaroi kryetari Haskuka, përcjell “Bota sot”.