Banorët e Karaqevës letër krerëve të shtetit, kanë këto kërkesa për dialogun me Serbinë

Politika

Banorët e Karaqevës letër krerëve të shtetit, kanë këto kërkesa për dialogun me Serbinë

Nga: G.B Më: 24 prill 2021 Në ora: 14:20
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Bashkësia Lokale Karaqevë e Poshtme i ka dërguar letër krerëve të shtetit, kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Përmes kësaj letre, banorët kërkojnë që çështja e Karaqevës të diskutohet në takimin e parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përcjell Bota sot.

Më poshtë letra e plotë:

Letër për Institucionet e Republikës së Kosovës

-Për Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z.Albin Kurti

-Për Presidenten e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani-

-Për Kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Z.Glauk Konjufca

- Të nderuara Institucione të lartpërmendura, me anë të kësaj kërkese, ne banorët e brezit kufitar Karaqevë, kërkojmë nga ju që hallet dhe brengat e banorëve të brezit kufitar që nga viti 2001 e deri më sot, ku shteti fqinj Serbia pretendon ta bëjë shkëputjen e një pjese të fshatit Karaqevë-territorit të Kosovës që vazhdimisht nga viti 2001 në rrugën e asfaltuar nuk kanë qasje Policia e Kosovës dhe asnjë veturë zyrtare e Kosovës. E kanë të ndaluar rreptësisht që nga marrëveshja tekniko ushtarake e Kumanovës që nga data 09.06.1999. Ju është servuar faktorit ndërkombëtar kjo marrëveshje e falsifikuar, në atë takim është dorëzuar harta e falsifikuar dhe dokumentet e falsifikuar nga gjenerali serb Svetozar Marjanovic dhe i ka bindur të gjithë ushtarakët e NATO-s. Mirëpo, me ndihmën e Sllobodan Milloshevic, gjenerali i ka dorëzuar faktorit ndërkombëtar ku në atë takim ka marrë pjesë gjenerali i Nato-s Michael Jackson dhe e ka mashtruar faktorin ndërkombëtar me harta dhe dokumente te falsifikuara.

Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë askujt t'i falim, të huajën nuk e duam, por as tonën nuk e lëshojmë. Me këtë problem të brezit kufitar vërtetohet saktësisht faktori ndërkombëtar se Serbia pretendon tokat e Kosovës. Ne banorët e brezit kufitar kërkojmë nga ju që rasti i Karaçevës që në takimin e parë në Bruksel të bisedohet kjo temë e Karaqevës si pikë e rendit të ditës, sepse ne atë territor i humbin 170 pronarë tokat e tyre, që posedojnë dokumentacione,katastrale, hartografike, gjeografike, pedologjike që e dokumentojnë se është pjesë e fshtatit Karaqevë-territor i Republikës së Kosovës. Dhe kërkojmë nga ju që të mos lejohet copëtimi i Kosovës. Mbesim me shpresë që kjo kërkesë e jona të merret seriozisht dhe të flitet në takimin e radhës në Bruksel. Shpresojmë se do të merreni me këtë problem dhe kërkesa e banorëve të brezit kufitar të merret parasysh dhe seriozisht.

Me respekt.

Nga Bashkësia Lokale-Karaqevë e Poshtme

Kryetar-Selver Lenjani

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat