Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, javën e ardhshme pritet të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Bruksel.
Kurti do të ketë takim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyn, Përfaqësuesin e lartë Josep Borrell si dhe Komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Verhelyi.
Mirëpo përveç Kurtit në të njëjtën javë, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të qëndrojë në Bruksel, i cili do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Por Kurti dhe Vuçiq nuk do të takohen mes veti mirëpo presioni aktual për rifilimin e dialogut po mbetët të shihet nëse do të kalojë në prioritet për qeverinë Kurti.
Në lidhje me rifillimin e dialogut në muajin maj mes Kosovës dhe Serbisë, ka folur për “Bota sot”, profesori Sulejman Mehazi.
Ai u shpreh se rifillimi I dialogut mes dy shteteve do të jetë shumë sfiduese pasi përballë Vuçiqit tashmë do të jetë Kurti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/24/auto_auto_mehaz15800338131619296203.jpg)
Kurti në këtë dialog do të jetë ndryshe nga Thaçi pasiqë do të kërkojë llogari për dëmet që Serbia i ka Kosovës dhe do të bëjë politik argumentuese e që kjo do ta dallojë nga politika e Thaçit.
“Rifillimi i dialogut, Kosovë-Sërbi, në muajin maj, do jetë me shumë sfida në mes dy palëve, Kurti-Vuçiq, do jetë një përballje politike shumë interesante në formën e këngëve epike legjendare të bajlozëve serb dhe të draguajve kosovarë. Tani më Vuçiqi nuk do ta ketë përballë dialogut, inferioritetin politikë të Hashim Thaçit për shkëmbime territoresh, po do ta ketë përballë superioritetin politikë të Albin Kurtit, i cili do kërkojë borxhet serbe të krimeve, vrasjeve, përdhunimeve, varrezame masive të bëra në Kosovë. Besojmë se gjatë dialogut me Serbinë, Kurti, nuk do bëjë politikë mikluese me Vuçiqin, po politikë argumentuese ndaj të bëmave makabre serbe në Kosovë, dhe se ky dialog i elitës politike kosovare do jetë sulmuese e ofanzive e kurrsesi në stilin mbrojtës e defanziv të Hashim Thaçit”, u shpreh Mehazi.
Profesori më tej shton se karakteri politik që ka Kurti na lë të besojm se Kosova kësaj radhe do të mbrohet denjësisht normalisht edhe me presidenten Osmani në krah.
“Karakteri politik i Albin Kurti na bën të besojmë se gjatë dialogut me Serbinë Kosova do mbrohet denjësisht nga fryma e politikanëve të ri në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Nëse Kosova nuk mbrohet nga Albin Kurti e Vjosa Osmani, atëherë nga kush tjetër do mbrohet Republika e Kosovës”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.