Vota e Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri, analisti: Është diçka normale

Politika

Vota e Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri, analisti: Është diçka normale

Nga: A.SH Më: 25 prill 2021 Në ora: 20:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sot u mbajtën zgjedhjet në Shqipëri.

Atje përveç shqiptarëve që votuan, morën pjesë edhe disa politikanë dhe disa fytyra publike nga Kosova.

Kritika të shumta veçanërisht pati për kryeministrin Albin Kurti i cili votoi atje.

Analisti politik, Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar se, p;r zgjedhjet atje dhe votimin që kanë bërë disa politikanë të Kosovës.

Ai votimin e Kurtit e ka parë si diçka normale përderisa është me dy shtetësi.

“Unë personalisht një veprim të tillë e konsideroj tërësisht normal. Në të gjitha shtetet në të cilat indivitët kanë dy shtetësi e gëzojnë të drejtën që të votojnë saherë orgonizohen zgjedhjet në ato shtete”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, problematike e bëjnë vetëm ata njerëz të cilët merren me teori që kanë të bëjnë me ndarjen e kombit në dy kombe.

“Me sa jam në dijeni unë z. Albin Kurti, e ka edhe shtetësinë e shtetit shqiptar, prandaj problemtatizimi i votimit të tij në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, e bëjnë vetëm ata politikanë, gazetarë dhe opinionistë të cilët ka herë merren me teori që kanë të bëjnë me ndarjen e kombit në dy kombe, në kombin shqiptar dhe atë kosovar, ndër të cilët më i zëshmi në përfaqësimin e kësaj doktrine është Halil Matoshi i AAK-së”, përfundon Bytyçi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat