“Nuk ka dialog nëse nuk trajtohemi si të barabartë në tavolinën e ndërmjetësuesit”

Politika

“Nuk ka dialog nëse nuk trajtohemi si të barabartë në tavolinën e ndërmjetësuesit”

Nga: A.SH Më: 26 prill 2021 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti do të shkojë në Bruksel për çështjen e dialogut, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Atje do të pritet nga ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Deputeti nga radhët e VV-së, Agon Batusha ka komentuar procesin e dialogut, duke thënë se, qëndrimi ynë është se, nuk ka dialog nëse nuk trajtohemi si të barabartë në tavolinën e ndërmjetësuesit.

“Qëndrimi ynë si subjekt politik mbetet i njëjtë: nuk ka dialog nëse nuk trajtohemi si të barabartë në tavolinën e ndërmjetësuesit. Pra, duhet të dialogojmë si dy shtete të barabarta. Duhet të analizohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më sot, pra çka kemi arritur deri tash me ato marrëveshje dhe ngecjet e të cilave duhet të adresohen menjëherë”, ka thënë Batusha për "Bota sot".

Image
Agon Batusha

 

Sipas tij, kjo qeveria ka prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pastaj edhe qytetarët kanë shumë më shumë nevoja esenciale që duhet të adresohen, se sa dialogu nga i cili deri më sot pothuajse asgjë nuk ka fituar Kosova.

“Prioritet do të jenë zbardhja e fatit të të pagjeturve, si një temë që nuk ka pasur trajtimin e duhur nga pala jonë dhe që mbetet plagë e hapur për mbarë shoqërinë tonë. Por, mendoj që dialogu nuk duhet të jetë prioritet i qeverisë Kurti, sepse qytetarët kanë shumë më shumë nevoja esenciale që duhet të adresohen, se sa dialogu nga i cili deri më sot pothuajse asgjë nuk ka fituar Kosova”, përfunon Batusha për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat