“Rama nuk ka fituar, por ka humbur opozita”

Politika

“Rama nuk ka fituar, por ka humbur opozita”

Nga: A.M. Më: 27 prill 2021 Në ora: 23:24
Edi Rama

Të dielën e 25 prillit në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Edhe pse deri tani nuk janë numëruar të gjitha votat, fitues i zgjedhjeve doli sërish partia e kryeministri Edi Rama.

Rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve është Partia Socialiste me 756 048 vota ose 48.5%.

Partia Demokratike me 613 748 vota ose 39.37% , Lëvizja Socialiste për Integrim 106 226 vota ose 6.81%, dhe Partia Socialdemokrate 35392 ose 2.27%.

Analisti politik, Ilir Vatan në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar shkaqet se pse humben zgjedhjet opozita në Shqipëri dhe pse doli fitues Rama.

“Në garë ishin kryesisht tre parti të majta, PS-PD dhe LSI, e djathta në Shqipëri nuk ekziston dhe ku është një rrezik edhe për vetë demokracinë. Më e rëndësishme për humbjen e opozitës ishte përballë një kundërshtarë karizmatik, si Edi Rama që bënë politikan modern mes të majtës dhe të djathtës, por duke ditur se të majtë janë ushtarë të votës së tyre sepse ata janë ish partia e diktatorit e rinovuar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai thekson se Rama nuk ka fituar, por ka humbur opozita.

“Pra nuk ka fituar Rama realisht, por ka humbur opozita sërish sepse shqiptarët nuk besojnë më të një opozitë që vret besimin e tyre”, ka cekur ai.

Mw tej, Vata përmendur disa nga gabimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, duke cekur edhe si shkak edhe djegën e mandateve.

“Të gjithë kësaj panorame i shtohen gabimet e herë pas herë të lideri të opozitës. E para nuk mori pjesë në reformën administrative territoriale, çfarë partia në pushte i shkriu bastionet e PD-së. Beri protesta me çadër në emër të një Republike të Re që doli dështim politik. Doli nga parlamenti dhe dogji mandate e deputeti duke i lënë fushë të lirë kundërshtari të kishte pushtet më të madh institucional, pra opozita braktisi rolin e saj kontrollin e qeverisë, nuk mori pjesë në zgjedhje të pushteti lokal, pra braktisi pushtetin vendor dhe më të gjitha këto humbjen e kishte të garantuar, dhe do vazhdojë të pasojë humbje edhe në zgjedhje pas dy vitesh nëse nuk fillon që partinë të ua kthej demokratëve, të rinjve. Pra është opozita që e mban në pushtet Ramë sepse shqiptarët kanë humbur besimin te opozita dhe lideri Basha”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat