Analisti tregon dy planet që Kosova duhet t’i ketë në dialogun me Serbinë

Politika

Analisti tregon dy planet që Kosova duhet t’i ketë në dialogun me Serbinë

Nga: M.H. Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ka filluar vizitën zyrtare dy ditore në Bruksel.

Ai është pritur në takim nga homologu belg, Alexander Decroo, përcjell “Bota sot”.

Kurti në këtë takim ritheksoi liberalizimin e vizave duke I treguar që Kosova do të angazhohet në këtë drejtim.

“I shpreha prioritetet tona për punë dhe drejtësi, angazhimin tonë drejt BE-së dhe kërkova liberalizim të vizave”, u shpreh Kurti.

Në lidhje me këtë temë, profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, tregoi dy plane që duhet vënë në tavolinë Kosova.

Sipas Kelmendit duhet të jetë plani autonomi politiko-juridike e ekzekutive të asosacionin serb dhe të ndahet Kosova me Serbinë, mirëpo profesori thekson që Kosovë pa Ujman, Mitrovicë dhe Trepçë nuk ka të ardhme.

Image
Muhamet Kelmendi

“Tash veç janë dy plane në tavolinë për Kosovën. Të dyja janë në Bruksel si bazë e dialogimit. Në Bruksel është përgatitur: 1. Plani për Autonomi politiko- juridike e ekzekutive të Asosacionit Serb dhe 2. Ndarja e Kosovës me Serbinë. Mirëpo, Kosovë pa Ujman, Mitrovicë dhe Trepçë nuk ka të ardhmen dhe natyrisht se këtu kërkohet të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipëri”, u shpreh Kelmendi.

Ndër të tjera ai shton se në Bruksel duhet të merr pjesë edhe Shqipëria pasiqë Lugina është historikisht pjesë e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Lugina është historikisht pjesë e Kosovës dhe e Shqipërisë. Së këndejmi nuk ka dialogim pa i marrë për bazë këto interesa jetike të shqiptarëve. Dhe, në Bruksel domosdo duhet të merrë pjesë në dialogim edhe Shqipëria. Çështja nuk mund të ndahet me kufi midis Kosovës dhe Shqipërisë. Këtej ka vlerë dialogimi në Bruksel”, nënvizon Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat